Nga: Behar Arllati
Më 29 dhjetor 2020, u nda nga jeta një nga këngëtaret e gjeneratës së artë të këngës shqipe, Drita Papajani.
Papajani lindi në vitin 1935. I ati i saj ishte prift ortodoks, shumë përparimtar për kohën, ndaj dhe Drita i kishte dyert e hapura drejt karrierës së saj si këngëtare. Regjistrimet e para i bëri shumë herët, që në mesin e viteve 1950, për të vazhduar më pas si anëtare e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, bashkë me shoqet e saja Safete Toska, Fitnete Rexha apo dhe me idhullin e saj, Luçie Miloti.
Takimin e parë dhe të vetëm me këtë këngëtare e bëra në vitin 1991. Në hyrjen e një pallati në rrugën e Kavajës ku banonte, ajo na priti me shumë dëshirë. Biseda ishte shumë e çiltër, pa protokoll dhe shumë e hapur. Ajo që më kishte lënë aq shumë përshtypje aso kohe, gjë që ia shpreha dhe kësaj zonje të madhe të këngës shqipe, ishte numri i pakët i këngëve për nivelin e saj si këngëtare.
Karrierën e kishte filluar i nxitur nga mësuesi, Mjeshtri Paulin Pali dhe, që nga ajo kohë, Drita sikur nuk u ishte ndarë këngëve shkodrane.
Këngët e saja solo janë pothuajse që të gjitha të njohura e të riinterpretuara gjithandej. Kështu, këngët si: “Në pranverë që kena hi”, “Më shkoi lala në Tiranë”, “Mori drandofillja e bardhë”, “Lule s’parit vjollca nisi” – të dubluara me Luçie Milotin, por të interpretuara me shumë mjeshtri – “Qysh se erdhe prej kurbetit”, “Nusja në rrugë”, “Moj sygrizhla nën kunorë”, “Si t’kam dashtë unë ty”, “U thafsha si thahet fiku”, “Dit’t të buk’ra janë tuj dale”, “Vajta rashë nëpër bashqe”, “Të ka ra mori nji dritë”, “O bylbyl o shpend i parë” – e Nush Palit, “Ishin mbledhe lulet në bashqe”, “Kur këndonje ti” (kushtuar sopranos së njohur shqiptare Tefta Tashko-Koço), perla e njohur “E para pemë piqet qershia”, pastaj një nga potpuritë e rralla e atyre kohëve “M’lu nër gjethe – shumë vjet kaluen”, apo edhe kënga e realizmit socialist (ndër të paktat) “Në kooperativën tonë” etj., do të mbeten përherë në kujtimet e dëgjuesve si këngë të interpretuara mjeshtërisht nga një këngëtare që nuk kishte shkollë, por që kishte një talent të veçantë të këndimit sidomos të këngëve shkodrane.
Pos si soliste, Drita Papajani kishte kënduar dhe në duete. Mbahen mend duetet e saja me Xhevdet Hafizin (“Flej dashni”, “Kur perëndon dielli”) apo dhe me Emil Milotin (“N’kopsht ti lule ke sa t’dush”).
Nga repertori i saj duket qartë se dominojnë këngët e vjetra shkodrane, ato të krijuara nga Paulin Pali, nga Nush Pali apo dhe ndonjë krijues tjetër shkodran.
Me vdekjen e Drita Papajanit, kënga shqipe humbi një nga interpretueset më te denja të këngës qytetare tradicionale shqipe e sidomos humbi qyteti i Shkodrës këngët e të cilit qytet Drita i interpretoi shkëlqyeshëm.
Drita Papajani jetoi e vetme në Tiranë. Si bijë prifti, pas viteve 1990 mori pjesë aktive në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri. Ajo ishte nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e përdori përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Ortodokse Autoqefale të cilin e drejtoi fillimisht maestro Eno Koço, e më pas i ndjeri Milto Vako. Do të jenë pikërisht këta anëtarë të Kishës së Ungjëllizimit që, vitet e fundit, për shkak të sëmundjes, do të kujdeseshin bashkë me At Nikolla Kodhelin deri në vdekjen e saj.
Drita Papajani iku, por la pas këngën e interpretuar aq bukur e aq mjeshtërisht. Kujtimi për të do të jetë i përjetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë