LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini do të sjellë një model të ri gjatë kësaj jave

Lamborghini do të sjellë një model të ri gjatë kësaj jave

Ka mundësi, që të jetë një makinë hibride

Ditëve të fundit, ka pasur lajme se Lamborghini është duke punuar në një makinë të re, që sipas të gjitha gjasave mund të jetë hibride, por kompania nuk ka komentuar asgjë, transmeton Telegrafi.


Supercar Blog ka arritur të sigurojë disa imazhe, ku mësohet se modeli i ri që Lamborghini do ta sjellë gjatë kësaj jave do të quhet Edition 63.

Nuk janë bërë detaje tjera, se si do të duket apo çfarë specifika do të ketë ky model i bazuar në Aventador SVJ. As shifra 63, nuk dihet se për çfarë është vënë, por mendohet të jetë viti 1963 kur është themeluar kjo kompani.

Meqenëse Monterey Car Week është shumë afër, atëherë nuk mbetet kohë e gjatë që të presim të këtë makinë që pritet të jetë shumë e mirë. /Telegrafi/