LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Aventador i ri do të duket shumë më ndryshe, nuk do të ngjajë aspak me versionin Sian

Lamborghini Aventador i ri do të duket shumë më ndryshe, nuk do të ngjajë aspak me versionin Sian

Asnjë të përbashkët, me Sianin e mahnitshëm që u prezantua

Në Frankfurt Motor Show, të gjithë mbetën të mahnitur me Lamborghini Aventador Sian, që do të lansohet në 63 njësi, që do të kenë çmim nga tre milionë euro, transmeton Telegrafi.


Zakonisht, modelet speciale dhe edicionet e limituara, janë bazë e kompanive, që në të njëjtin dizajn t’i sjellin edhe modelet e reja, por njëjtë nuk ndodhë edhe me këtë Aventador.

“Kjo nuk do të ndodhë. Kjo makinë, ka ngjashmëri të madhe me Reventon, por e njëjta nuk do të ndodhë edhe me pasardhësin, që do të duket krejtësisht ndryshe”, ka thënë bosi i dizajnit në Lamborghini, Mitja Borket.

Dizajni i Lamborghini Aventador Sian, i frymëzuar nga makinat sportive dhe motoçikletat e garave të vitin 1960, nuk do të jetë pjesë e gjuhës së re dizajnuese të modelit të ri.

Megjithëse nuk është thënë se çfarë dukje do të ketë, bëhet e ditur se do të ketë sistem të ri të aerodinamikës, që do t’ja largojë krahët që i ka tani në disa pjesë.

Me ndryshimet në dizajn, Lamborghini Aventador Sian, pritet të ketë edhe ndërtim më të lehtë, por edhe sistemin e brendshëm hibrid, shumë mirë të mirë. /Telegrafi/