Më shumë se një vit pas shfaqjes së coronavirusit në botë, në tregje të organizuara nëpër rrugët e Indonezisë, po shiten kafshë të ndryshme siç janë lakuriqët e natës.
Autoritetet kineze patën mbyllur tregun e kafshëve në Wuhan me qëllim që ta shlyejnë njollën që u ishte atribuuar, pasi në këtë vend kishte shpërthyer pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët dyshojnë se virusi ka prejardhjen nga lakuriqët e natës që shiteshin rrugëve të Wuhanit në Kinë.
Megjithatë, në ishullin Sulawesi, një prej më të mëdhenjve në Indonezi, janë zbuluar shitësit e lakuriqëve të natës dhe minjve, derrave, qenve, gjarpërinjve, bretkosave, zogjve dhe patave, mishi i të cilave në atë pjesë të botës konsiderohet si “desert”.
Shumica e kafshëve siç raporton Independent janë në kafaze apo të lidhura. Shitësit gjithashtu shesin zogjtë e ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, me qëllim që qytetarët të mund t’i mbajnë si kafshë shtëpiake, por sigurisht se nuk do të mbijetojnë.
Burime të këtij mediumi i kanë thënë hetuesve nga organizata për mbrojtjen e kafshëve, se tregu ka vazhduar të funksionojë pavarësisht pandemisë, e Organizata Botërore e Shëndetësisë ka kërkuar që një praktikë e tillë e shitjes së kafshëve në rrugë të ndalet.
Ekspertët konsiderojnë se mungesa e higjienës në këto tregje është vatër e sëmundjeve që burojnë nga kafshët – që më pas mund të barten tek njeriu.
Mbajtja e kafshëve në kafaze rrit dukshëm përqindjen e stresit tek kafshët, që i bën më të ekspozuara ndaj sëmundjeve – e në veçanti në kontakt të afërt me llojet e tjera të kafshëve që njeriu kurrë nuk do t’i takonte në zonat urbane, duke rritur gjasat që virusi të bartet tek njeriu.
Dëshmitarët që kanë vizituar këto tregje, kanë thënë se kushtet higjienike janë nën nivelin zero. Lakuriqët e natës, zogjtë e qentë janë gjetur në shumë raste në tregun Langovan dhe në tregun e Karombasan, kurse në tregun Beriman janë parë shumë lakuriqë nate, minj, gjarprinj dhe zogj të sëmurë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Sërish kaos në Kuvendin e Serbisë, deputetët hedhin vezë mbi Bërnabiqin dhe ministrat – aktivizojnë aparatin për fikjen e zjarrit

Përplasje fizike mes familjeve të viktimave të sulmit të Hamasit dhe rojave të Parlamentit të Izraelit

Kamberi kritikon Bërnabiqin për tentimin e vazhdimit të seancës mes dhunës dhe gazit lotsjellës

Bërnabiqit i dhemb raportimi i mediave kosovare për kaosin në parlament, e përmend edhe Kurtin

Pamjet që e “tradhtuan” Bërnabiqin, tha se deputeten që pësoi sulm në tru u goditën nga opozita – videoja e tregon të kundërtën

Kaos në Parlamentin e Serbisë, hedhje vezësh e shishe – nuk mungojnë as grushtat e bombolat me tym

Situatë kaotike në Parlamentin e Serbisë, pas hedhjes së shok bombave dhe bombolave me gaz lotsjellës - deputetja pëson sulm në tru

Trump pauzoi ndihmën ushtarake amerikane për Ukrainën, reagon Kremlini

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës