LAJMI I FUNDIT:

Laku rreth qafe: Publiku e ka dënuar brendin e modës “Burberry” për shkak të këtyre xhupave

Laku rreth qafe: Publiku e ka dënuar brendin e modës “Burberry” për shkak të këtyre xhupave

Në “London Fashion Week”, shtëpia e modës “Burberry” ka prezantuar xhupat të cilët kanë shkaktuar vëmendje shumë të madhe negative të publikut

Në të vërtetë, fjala është për xhupin i cili në vend të shiritit për lidhe dhe shtrëngim të kapuçit ka lak të madh i cili të kujton litarin për vetëvrasje, transmeton Telegrafi.


Këtë kreacion të dizajnuar e kanë kritikuar shumica e personaliteteve të famshme, ndër të cilët edhe manekinia shumëvjeçare e këtij brendi.

Brendi i modës “Baurberry” ka kërkuar falje për shkak se në “London Fashion Week” ka prezantuar xhupin me lak rreth qafe.

“Burberry-n” më parë e ka kritikuar Liz Kennedy, e cila edhe modelin e kësaj shtëpia të modës, në publikimin e gjatë në Instagram në të cilin ka shkruar që “vetëvrasja nuk është modë”.

– Të mos harrojmë historinë e tmerrshme të vetëvrasjeve – ka thënë ajo në Instagram.

Shefi i “Byrberry-t”, Marlo Gobetti ka deklaruar që kolektivit të brendit i vjen keq për shkak të zallahisë në dizajnin e xhupin të ri dhe ka pranuar që kanë bërë gabim.

Ky xhup me kapuç për herë të parë është prezantuar javën e kaluar. /Telegrafi/

A post shared by 🦎 (@liz.kennedy_) on Feb 17, 2019 at 9:51am PST