LAJMI I FUNDIT:

Lakror me presh dhe gjizë

Lakror me presh dhe gjizë

Përbërësit:

▪ 600 gr miell
▪ pak kripë
▪ vaj
▪ ujë


Gjella:

▪ presh
▪ gjalpë
▪ pak djathë
▪ pak gjizë
▪ kos

Përgatitja:

Fillimisht përgatisim gjellën. Më pas në një tigan apo tenxhere, vendosim preshin me gjalpë që të kavërdiset.

Hedhim djathin, pak gjizë dhe shtojmë kos. Hapim petët me pak miell. Njëra shtrohet ne tepsi dhe mbi të hedhim gjellën.

Pastaj vendosim sipër petën tjetër. Dhe pasi bëjmë thekrat e lakrorit, e spërkasim pak me ujë dhe e vëmë të piqet.

Pasi merr faqe peta sipër, e lyejmë me gjalpë.