Pas shpalljes së gjysmëfinalistëve të parë të Kupës së NBA-së, Orlando Magic dhe New York Knicks, sot u kompletua edhe dysheja e dytë gjysmëfinaliste.

San Antonio Spurs siguroi kualifikimin me një fitore 132:119 ndaj Los Angeles Lakers.


Stephon Castle dhe De'Aaron Fox udhëhoqën Spurs drejt triumfit, duke kombinuar 50 pikë, Castle me 30 pikë, ndërsa Fox me 20.

Edhe pse Lakers patën paraqitje të forta individuale nga yjet e tyre, ato nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

- YouTube www.youtube.com

Luka Doncic regjistroi 35 pikë dhe 8 asistime, ndërsa LeBron James kontribuoi me 19 pikë, 15 ribaunde dhe 8 asistime, por Spurs dominoi në momentet kyçe.

Oklahoma City Thunder treguan forcë të jashtëzakonshme duke mposhtur Phoenix Suns me plot 49 pikë diferencë (138:89).

Shai Gilgeous-Alexander ishte më efikasi te kampionët me 28 pikë në 27 minuta, ndërsa Chet Holmgren shtoi 24 pikë.

- YouTube www.youtube.com

Tek Phoenix, Dillon Brooks ishte shënuesi më i mirë me vetëm 16 pikë, një tregues i qartë i lojës së dobët të Suns kundër një Thunder dominues.

Gjysmëfinalet e Kupës së NBA-së:

Orlando Magic – New York Knicks
Oklahoma City Thunder – San Antonio Spurs

telegrafi sport app