LAJMI I FUNDIT:

Lakers pësojnë humbje befasuese në shtëpi nga Knicks, Clippers vazhdojnë serinë e fitoreve

Lakers pësojnë humbje befasuese në shtëpi nga Knicks, Clippers vazhdojnë serinë e fitoreve

Los Angeles Lakers ka pësuar humbjen e dytë radhazi në NBA, teksa është mposhtur nga New York Knicks me pesë pikë diferencë 119:124.

Ka qenë një ndeshje e barabartë dhe me një fund dramatik, ku Knicks arritën të shkaktonin befasi duke marrë fitoren në udhëtim.

Jalen Brunson ishte më meritori për këtë fitore të mysafirëve me 29 pikë, derisa Julius Randle shtoi 27 të tjera dhe 14 kërcime.


Te skuadra vendase Anthony Davis ishte më efikasi me 32 pikë e 14 kërcime.

LeBron James arriti shifrën e ‘triple-double’ me 25 pikë, 11 kërcime e 11 asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitore.

Ndërkohë skuadra tjetër nga California, Los Angeles Clippers ka marrë fitoren e tetë radhazi, pasi kanë triumfuar në udhëtim te Indiana Pacers me rezultat 127:151.

James Harden ishte fantastik me 35 pikë e nëntë asistime, derisa Kawhi Leonard me 28 dhe Paul George me 27 të tjera dhanë kontribut të madh në këtë fitore të Clippers. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori