“Keqinformimi nuk është problem hidraulik që mund ta rregulloni. Është një gjendje shoqërore, si krimi, që duhet ta monitoroni dhe t’i përshtateni vazhdimisht” – Tom Rosenstiel, Instituti Amerikan i Shtypit
Ashtu siç thotë Tom, keqinformimin duhet ta ndalim! Pra tash do të shtohet fakenews, ju po prodhoni fakenews, kjo është fakenews! Çdo ditë e më shumë do të shtohet kjo fjali, sidomos tash kur kanë mbetur shumë pak muaj deri te organizimi i zgjedhjeve lokale në Kosovë.
Me këtë do të shtohen edhe përpjekjet nga grupe të ndryshme, partitë politike dhe grupet e interesit që të krijohen sa më shumë lajme të rrejshme, dezinformata, lajme linçuese e diskredituese për kandidatët e njërës apo partisë tjetër.
Kjo praktikë tashmë nuk është e re e as koha kur gjatë zgjedhjeve në Kosovë dalin në pah si ‘kërpudhat’ edhe media të reja të cilat nuk dihet se nga kush financohen, kush janë gazetarët e pronarët por vijnë me ‘mision’ në kohë fushate dhe zhduken menjëherë pas zgjedhjeve.
Këto lajme do të shpërndahen nëpër media e faqe të ndryshme, nëpër grupe të rrjeteve sociale me të vetmin qëllimin dezinformimin për të dëmtuar palën tjetër.
Tashmë praktika të tilla kemi parë gjatë dy parë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, në vitin 2020 dhe në fillim të këtij viti. Kjo do të përsëritet edhe në zgjedhjet lokale të tetorit 2021.
Madje do të shtohet tendenca për të manipuluar masën edhe votuesin me grupe të ndryshme në Facebook të cilat janë të organizuara nga partitë politike dhe personat e lidhur me ta.
Por, këtu nuk duhet të bien pre e këtyre informatave të pasakta mediat tradicionale dhe mediat profesionale në Kosovë.
Pra, do kemi punë për të mbrojtur lajmin e vërtetë nga dezinformata, të mbrojmë të vërtetën në kohë pandemie dhe të mos biem pre e keqinformimit, mungesës së informatave e verifikimit të lajmeve të rrejshme etj etj.
Në raport-in e NDI, zyra në Kosovë që flet për monitorimin e mediave online dhe rrjeteve sociale mes tjerash thuhet se gjatë periudhës se zgjedhjeve parlamentare të këtij viti ka pasur çrregullime në informacione gjatë raportimit për procesin zgjedhor, informacion të pavërtetë, ekzagjerim si dhe informacion me qëllim dëmtimi.
Raporti i NDI ka identifikuar 264 artikuj të lajmeve që përmbajnë çrregullime të informacionit të publikuara në media online/portale duke dështuar të bëjnë verifikimin e fakteve.
Probleme me lajme të rrejshme, dezinformata, kishte potencuar edhe një raport/studim për rolin e lajmeve të rrejshme në Ballkanin Perëndimor, cili mes tjerash thotë se dezinformimi kas pasur implikime të drejtpërdrejta politike që kanë shkaktuar rënien e Qeverisë Kurti 1.
Prandaj, rolin në parandalimin e lajmeve të rrejshme do ta kenë gazetarët, mediat profesionale nëpërmjet edukimit medial por edhe nëpërmjet verifikimit të fakteve që të ndikojnë në mos përhapjen e keqinformim në vend në kohën e zgjedhjeve lokale.
Lajmet e vërteta do të identifikohen nga lexuesi më shumë dhe më lehtë kur kemi tekste autoriale dhe kur në media ka redaktorë me përvojë profesionale, të cilët pos publikimit të lajmit në kohë reale e kanë përgjegjësinë dhe profesionalizmin edhe të verifikimit të një informate e jo vetëm publikimin e saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump: Një delegacion amerikan drejt Moskës - mund të vendosim sanksione të ashpra ndaj Rusisë

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Islanda publikon listën me futbollistët e ftuar për dy ndeshjet me Kosovën

Ancelotti starton me të gjitha forcat kundër Atleticos - formacioni zyrtar i Real Madridit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët