Lajçak të enjten në Kosovë

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nesër (e enjte) do të vizitojë Kosovën.
Kështu bëri të ditur shkurt për Telegrafin zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
“Lajçak nesër është në Kosovë”, tha Kryeziu.
Ai pritet të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Ndërkaq, Lajçak pas Kosovës pritet që të vizitojë edhe Serbinë.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar në Bruksel më 2 maj me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të dy zyrtarëve evropianë, Josep Borrel dhe Miroslav Lajçak.
Aty është nënshkruar Deklarata për të Zhdukurit, ndërsa nuk është rënë dakord për draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
10/05/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































