Lajçak pas takimit me Kamberin e Lutfiun: Të drejtat e pakicave janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian

Kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh), Nevzad Lutfiu bashkë me deputetin shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberin kanë takuar emisarin e Bashkimit Evropian (BE), Miroslav Lajçak.
Lajçak përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se të drejtat e njeriut dhe ato të pakicave janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian.
“Si pjesë e ndërveprimeve të mia të rregullta me Ballkanin Perëndimor, pata një takim të dobishëm me Shaip Kamberin në Bruksel. Diskutuam tema të rëndësishme, duke përfshirë të drejtat e njeriut dhe të pakicave, të cilat janë çështje kyçe në procesin e integrimit evropian”.
Ndryshe, kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar (KNSh), Nevzad Lutfiu tha se e informuan Lajçakun edhe për mosgatishmërinë e Serbisë për të integruar shqiptarët nëpër institucione shtetërore.






















































