Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka vazhduar të sjellë reagime me postimet e tij në Twitter.
Diplomati sllovak, shtet ky i cili nuk e njeh Kosovën, në një postim të bërë në Twitter gjatë ditës së djeshme, nuk ka përmendur Kosovën derisa ka treguar se kishte një bashkëbisedim me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, duke mos cekur se Bislimi është zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës.
Ky postim i tij ka ngjallur reagime të shumta të qytetarëve dhe përfaqësuesve nga shoqëria civile dhe ish-diplomatë të Kosovës.
Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka ironizuar me postimin e Lajçak, duke thënë se “A duhet njerëzit ta kërkojnë në Google emrin e zv.kryeministrit Bislimi për të kuptuar se kush është ai?”.
Në anën tjetër, Donika Emini nga shoqëria civile ka reaguar duke thënë se Lajçak duhet të ndaloj së postuari për një kohë, shkruan Telegrafi.
“Duke provuar të jetë neutral me postimin e tij, Lajçak në vazhdimësi bënë gabime. Kjo nuk do t’i ndihmojë atij në dialog…”, ka shkruar Emini, duke i kujtuar Lajçakut se Besnik Bislimi është zëvendëskryeministër i Kosovës.
Ndryshe reagime kishte edhe nga shumë qytetarë të cilët thanë se Lajçak vazhdon të jetë jo neutral sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.
“Besnik Bislimi është zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës. Ju keni përmendur pozitën e tij, por jo edhe shtetin që ai e përfaqëson”, ka shkruar qytetari Redon Halimaj në Twitter.
Kurse, një qytetar tjetër Andi Haxhiu ka ripostuar në profilin e tij postimin e bërë nga Lajçak, duke i treguar se si në të vërtetë ka qenë dashur të bëhej postimi.
“Më lejoni ta rishkruaj këtë për ju zotëri Lajçak. Video-konferenca e parë me Besnik Bislimin, zëvendës Kryeministër për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog në Kosovë e zhvilluar gjatë ditës së sotme ishte shumë e dobishme. U pajtuam që bisedat të vazhdojnë”, shkruan Haxhiu, shkruan Telegrafi.
Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajçak bëhet temë diskutimi me deklaratat e tij në raport me Kosovën.
Së fundmi ai kishte dhënë një intervistë ku në prapavijë kishte hartën në të cilën Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë. Kjo kishte ngjallur reagime të shumta edhe nga liderët politik e institucional të Kosovës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
MPB: Promovohen 497 policë të rinj, nga gjenerata 2024-2025
I kërkuar për 15 raste të vjedhjeve, dorëzohet në polici i dyshuari në Pejë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova