LAJMI I FUNDIT:

Lajçak flet për liberalizimin e vizave: Situata nuk po ecën si duhet

Lajçak flet për liberalizimin e vizave: Situata nuk po ecën si duhet
Foto: Ilustrim

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas Samitit të Vjenës duke folur për dialogun Kosovë-Serbi  ka thënë se nuk ka arsye për pesimizëm.

Lajçak më tej ka thënë se nuk ka alternativë tjetër përveç normalizimit të raporteve ndërmjet dy vendeve.


“…Nuk kemi arsye të jemi pesimist. Takimi i parë personal mes palëve të Serbisë dhe Kosovës, do të ishte naive të themi se një takim i tillë ishte i thjesht… Por fakti që një takim i tillë u zhvillua për disa orë, të dyja palët janë të interesuar për normalizim të marrëdhënieve dhe rruga drejt BE-së është e duhura. Para pushimeve të verës do ketë një takim tjetër”, tha Lajçak.

Ai tha më tej se Kurti është i ri në këtë dialog por ka një mandat shumë të fortë politik, pasi e ka zgjedhur shumica.

Lajçak i cili u kritikua ditë më parë për deklaratën “nëse nuk i besoni BE-së, shkoni diku tjetër”, ka folur për liberalizimin e vizave.

Ai tha se Kosova ende nuk ka liberalizim të vizave dhe kjo tregon që “situata nuk po ecën si duhet”.

Lajçaku ka shtuar se do të punojë për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit të shteteve në Bashkimin Evropian.