LAJMI I FUNDIT:

Lahutari rrëfen mes lotësh: Lahutën e dhamë vetë, nuk na e grabitën!

Lahutari rrëfen mes lotësh: Lahutën e dhamë vetë, nuk na e grabitën!

I prekur emocionalisht pas vendimit të UNESCO-s për ta regjistruar lahutën si pasuri serbe, lahutari Jonuz Delaj nuk mundi t’i ndalte lotët.

Ai rrëfen se lahuta ka qenë pjesë e pandarë e jetës së tij, e trashëguar brezi pas brezi nga familjarët si një vegël muzikore që i jep identitet dhe përfaqësi popullit shqiptar.

Teksa flet vendimit të marrë nga UNESCO, i prekur tha: “Lahutën ja u dhamë vetë, nuk na i grabitën”. Për këtë dështim ai e lë përgjegjësinë te institucionet shqiptare.