LAJMI I FUNDIT:

Lagja Vargu i Blertë – ikonë e re urbane në Prishtinë

Lagja Vargu i Blertë – ikonë e re urbane në Prishtinë

Në një qytet që po urbanizohet me shpejtësi, është tejet e rëndësishme të shohësh lagje të reja duke u zhvilluar me fokus në qëndrueshmërinë dhe jetesën e rehatshme. Vargu i Blertë, një lagje e re që po ndërtohet në Sofali, është pikërisht një vend i tillë.  

Pozhegu Brothers dhe kujdesi për qëndrueshmëri 

Lagja “Vargu i Blertë” po krijohet nga kompania ndërtimi vendase, Pozhegu Brothers, një entitet me një pasqyrë të shkëlqyer të punës në fushën e ndërtimit. E veçanta e këtij projekti është angazhimi i plotë i tyre në përdorimin e teknologjive te efiçente të energjisë, duke bërë një dallim thelbësor në përshtatjen e lagjes me standardet e qytetërimit të qëndrueshëm. 

Përdorimi i materialeve të qëndrueshme dhe natyrore 

Në procesin e ndërtimit të shtëpive dhe hapësirave publike, një rëndësi të veçantë i është kushtuar përdorimit të materialeve natyrore dhe të cilësisë së lartë. Kjo përcjell ndjenjën e ngrohtësisë dhe harmonisë me mjedisin përreth.  

Hapësira të gjelbra dhe rekreative 

Një prej dallimeve thelbësore të lagjes “Vargu i Blertë” është fokusi i veçantë në krijimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike. 

Projekti “Vargu i Blertë” përfshinë 48 shtëpia të cilat janë të ndara në 6 koncepte të ndryshme edhe ka hapësirë për argëtim, është fusha e sportit, lodrat për fëmijë edhe ka hapësira përreth për ecje, shtigje të cilat janë të krijuara përreth për ecje për këmbësorë në kuadër të lagjes.  

Këto ambiente jo vetëm që shërbejnë si qendra për komunitetin, por ndihmojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës dhe shëndetit të banorëve. 

Shtëpi me dizajn modern 

Shtëpitë në Vargun e Blertë janë projektuar me kujdes për të ofruar një ambient të përshtatshëm dhe modern. Me zona të bollshme të jetesës, kuzhina dhe banjo moderne, shtëpitë ndërtohen për të përmbushur nevojat e kërkuara. Lokacioni i tyre strategjik siguron qasje të lehtë në shkolla, tregje, dhe transport publik, duke i bërë ato të përshtatshme për një jetesë aktive. 

Blini shtëpinë tuaj tani! 

Mos humbisni mundësinë për të qenë pjesë e këtij projektimi të jashtëzakonshëm. Blini shtëpinë tuaj në Vargun e Blertë dhe bëhuni pjesë e një komuniteti që vlerëson cilësinë, qëndrueshmërinë dhe harmoninë me natyrën. 

Një jetë e keni, meritoni ta jetoni shëndetshëm/dinjitetshëm! 

Bëjeni zgjedhjen e duhur, zgjidhni “Vargun e Blertë”! 

Për më shumë informacione kontaktoni: 

Facebook: Pozhegu Brothers 

Nr.tel: 045 543 222 

E-mail: sales@pozhegubrothers.com