LAJMI I FUNDIT:

Lagështia në flokë: Gjashtë rregulla si ta harmonizoni dhe rrafshoni modelin e flokëve

Lagështia në flokë: Gjashtë rregulla si ta harmonizoni dhe rrafshoni modelin e flokëve
(Foto: Pexels)

Lagështia e vazhdueshme e lartë në ajër ndikon në modelin e flokëve dhe e bën atë të ‘lodhur’ dhe të pajetë.

Kur moti është i lagësht ose me shi, flokët bëhen pothuajse të pamundur, stilimi dhe mirëmbajtja e përditshme e një modeli flokësh të bukur janë të vështira.


Megjithatë, disa nga ritualet mund të na ndihmojnë, ato janë shumë praktike dhe të lehta për t’u kryer në shtëpi, nuk kemi nevojë për ndihmën e ekspertëve.

Tri modele më të bukura të flokëve për këtë pranverë: Duken të fuqishme, largojnë vite nga fytyra
Lexo po ashtu Tri modele më të bukura të flokëve për këtë pranverë: Duken të fuqishme, largojnë vite nga fytyra

Hidratimi është i domosdoshëm

Para së gjithash, është mirë të futni në rutinë një shampo dhe balsam hidratues, sepse kjo kohë mund t’i thajë flokët, ndaj është e rëndësishme t’i jepni hidratim. Shembujt më të mirë të kozmetikës së tillë janë formulat e pasuruara me argan ose vaj kokosi dhe gjalpë shea.

(Foto: Pexels)

Serumet qetësojnë flokët

Për hidratim shtesë, ka serume dhe vajra flokësh. Dhe nuk i bëjnë të yndyrshme, por i ushqejnë dhe me këtë duken më mirë gjatë ditës, nuk është aq të ‘egër’.

Pesë modele flokësh me balluke: Nga bishti i kalit dhe topuzët deri te tallazet
Lexo po ashtu Pesë modele flokësh me balluke: Nga bishti i kalit dhe topuzët deri te tallazet

Gagdet është armiku

Për të zvogëluar mundësinë e tharjes së thellë, përpiquni të shmangni hekurin dhe tharësen. Ato kanë tendencë të lëshojnë lagështi nga flokët, që do të thotë se ato dehidratohen automatikisht.

Modeli i flokëve është kyç

Modelet më të mira të flokëve kundër erës dhe shiut janë bishti, topuzët etj., por ka edhe gërsheta të ndryshme që janë të lehta për t’u bërë në shtëpi.

(Foto: Pexels)

Zgjidhni – llak ose xhel

Flokët do të stabilizohen edhe më shumë me llaqe dhe xhel – kompanitë kozmetike ofrojnë lloje të ndryshme fiksimi, nga të dobëta në fiksime forta.

Për flokë të bukur, mos harro birrën
Lexo po ashtu Për flokë të bukur, mos harro birrën

Maskë ushqyese

Është mirë të aplikoni një maskë flokësh çdo disa ditë, ajo do t’i ushqejë flokët në vetëm dhjetë minuta dhe do t’i bëjë më të butë. /Telegrafi/