Aktori Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk ditë më parë i dhanë fund romancës së tyre katërvjeçare dhe fansat e tyre mendojnë se kjo ka të bëjë me Lady Gagan.

Megjithatë, sipas burimeve arsyeja e ndarjes ka qenë pikërisht filmi "A Star Is Born", ku Gaga dhe Bradley luajnë rolet kryesore, pasi vëmendja e shumtë ndikoi negativisht në lidhjen e aktorit dhe modeles.


Këngëtarja u shpreh për Us Weekly se është ndier shumë keq për ndarjen e Cooper dhe Shayk, por kjo nuk do të thotë se mes tyre do të ketë ndonjë romancë.

rs  190224205132 1024.bradley cooper irina shayk lady gaga 2019 oscar academy awards candids.ct .022419 Bradley Cooper, Irina Shayk dhe Lady Gaga (Foto: Getty Images/Guliver)

Bradley dhe Irina e mirëpritën fëmijën e tyre të parë, Lea De Seine, në mars të vitit 2017-të pas dy vitesh që po takoheshin.

Ndërkaq, këngëtarja Gaga e kishte ndërprerë fejesën me Christian Carinon një muaj më parë për shkaqe xhelozie. /Telegrafi/