Vjosa Osmani ditën e djeshme (e diel) është zgjedhur presidentja e re e Republikës së Kosovës.

Ajo u zgjodh pas raundit të tretë që ishte final për marrjen e pozitës më të lartë shtetërore.


Me këtë rast, urimet në rrjete sociale kanë qenë të shumta e nga më të ndryshmet nga fytyrat publike dhe politikanët shqiptarë.

Labinto Tahiri Labinot Tahiri (Foto: Facebook)

Së fundmi ka qenë këngëtari e ish-deputeti Labinot Tahiri, ai i cili e ka uruar Osmanin për postin e ri.

I njëjti përmend ish-presidentin Ibrahim Rugova duke theksuar se edhe Vjosa ka ndjekur rrugën e tij.

Ky është postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Ja çka do të thonë veprat e mira dhe fjala e mirë, e mbi të gjitha ta duash vendin pa asnje interes. Të gjithë në rrugën e RUGOVËS, duke i shkuar edhe te varri, duke u rritur dhe duke ia pa hajrin edhe pse sështë presidenti historik fizikisht në mesin tonë! Me ketë dua te them , se edhe Vjosa Osmani ndjek rrugën e IBRAHIM RUGOVËS! Urime presindete e nderuar postin më të veqant të shtetit tonē. Ju jeni një imazh i çmuar që sot dhe dje , i ke bërē ; nënat, nuset e bijat tona të ndjehën tē fuqishme duke i luftuar me ju se bashku padrejtesitë që i'u janë berë vajzave shqiptare , e veqanerisht ato motra ku presin drejtesi tē cilat përjetuan tmerret nga lufta e fundit nē Kosovë! Urime shqiptarë dhe REPUBLIKA E KOSOVËS. Urime kryeministër Albin Kurti! Me respekt, Labinot Tahiri, Kosovë e Shqipërisë”. /Telegrafi/

163093147 279846466845481 5470287199755864978 n Labinot Tahiri (Foto: Facebook)