Labinot Tahiri: Haradinaj mund të jetë një Adem Jashar i gjallë

Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, Labinot Tahiri, ka thënë se do të respektojë partinë e tij dhe se nuk do të votojë ndryshe nga vendimet që do të marrë AKR-ja.
Për të nominuarin për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinajn, ai thotë se ka bërë shumë për luftën dhe paqen. Madje, në një bisedë për Indeksonline nuk heziton ta thotë se “Haradinaj mund të jetë një Adem Jashar i gjallë”.
I pyetur nëse do të heq dorë nga kandidimi për kryetar të Ferizajt pasi do të jetë deputet në Kuvendin e Kosovës, Tahiri thotë se vendimi për këtë do të merret në organet e partisë.
Nga
Telegrafi
20/06/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































