Labi nuk i ndal aksionet humanitare, në qendër të Gjilanit grumbullon fonde për shërimin e një 16 vjeçareje

Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, nuk po i ndal aktivitet humanitare përkundër vështirësive që po sjell pandemia globale.
Kësaj radhe, ai ka ndërmarrë një aksion të veçantë në qytetin e Gjilanit, për t’i dalë në ndihmë një vajze të re, e cila ka nevojë për shërim jashtë vendit.
Në një fotografi të publikuar nga Labi në Instagram – këngëtari ka bërë të ditur se ndodhet në qendër të qytetit, ku është duke grumbulluar fonde për shërimin e Arlindës, e cila është vetëm 16 vjeçare.

Ai u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë mundësi të kontribuojnë, të mos hezitojnë ta bëjnë atë, për të shpëtuar një jetë.
Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):"Vapë madhe po, edhe borë kur kishte, ama me u dorzua kurrë! Kur e kupton shpirti juaj se për kend ke dalur në këtë kohë, ia vlen edhe po të qëndrosh 24 orë këtu. Jeta e një vajze nvaret nga Zoti dhe dora juaj solidare. Gjilan 13 gusht 2020 Vashdoni e kontribojmë sa më parë që ta dergojmë Arlinden në spital! Media na duhet pêrkrahja juaj në këto momente sepse do të shpëtojmë një jetë", ka shkruar Tahiri në Instagram. /Telegrafi/



















































