Koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa (LAA) të enjten në ora 11:00 do të organizojë tryezë diskutimit ku do të propozohen modalitetet për zgjidhjen e krizës në vend. Ai në këtë tryezë ka ftuar edhe lëvizjen Vetëvendosje, minoritetet dhe ekspertët e së drejtës kushtetuese.
Në njoftim thuhet se zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit kanë prodhuar një rezultat zgjedhor, i cili është certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më 08 korrik 2017 .
Më tej thuhet se me një vonesë të konsiderueshme, presidenti i Kosovës ka thirr seancë konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës, më 3 gusht 2017 .
“Nga ajo datë e deri më tani janë mbajtur edhe 4 vazhdime të seancës konstituive, në të cilat koalicioni PAN që ka dal i pari sipas numrit të votave, nuk ka marrë pjesë në seancë. Duke qenë se sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014 vetëm ky koalicion ka të drejte të propozimit të kandidatit për kryetar të Kuvendit, ka qenë e pamundur të konstituohet Kuvendi i Kosovës në mungesë të propozimit që duhet të vijë nga koalicioni PAN”, thuhet në njoftimin e LAA-së.
Nisur nga kjo gjendje e bllokadës lidhur me formimin e institucioneve te dala nga zgjedhjet, LAA do të organizojë tryezë diskutimi më 16 gusht 2017, në orën 11.00 në Kuvendin e Kosovës.
“Qëllimi i tryezës është diskutimi dhe propozimi i modaliteteve për gjetjen e zgjidhjes në të cilën është futur Kuvendi i Kosovës që nga certifikimi i rezultateve zgjedhore të zgjedhjeve të parakohshme”, thuhet në njoftim.
Në tryezë janë të ftuar deputetët e koalicionit LAA, të lëvizjes Vetëvendosje, minoritetet si dhe ekspertë të së drejtës kushtetuese nga shoqëria civile dhe nga fusha akademike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRadhë autobusësh nga Shqipëria për në Brezovicë
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Shtuni: SHBA të trajtohet si partnere nga Kosova, Trump nuk është shumë i duruar
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Selia e bektashinjve status si Vatikani, Rama: Nuk ka arsye për shqetësim
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova