LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner vjen me një prerje të re të flokëve, duket saktësisht si Kris Jenner

Kylie Jenner vjen me një prerje të re të flokëve, duket saktësisht si Kris Jenner

Kylie Jenner (ose mbretëresha e flokëve shumë të gjata) çuditi me flokët aq të shkurtër sa që nuk mund t’i fuste as pas veshit.

Ajo ka qenë duke eksperimentuar këtë muaj, dhe ne sinqerisht menduam se gjërat nuk mund të bëheshin më të guximshme sesa lyerja e flokëve si Barbie që ajo zbuloi javën e kaluar.


Ajo ka qenë duke i hapur gradualisht flokët e saj të zeza, madje duke kaluar ngjyrën e saj natyrale kafe.

Kylie Jenner bëhet sërish bionde
Lexo po ashtu Kylie Jenner bëhet sërish bionde

Jenner ndryshoi përsëri prerjene saj kohët e fundit për të njoftuar fillimin e koleksionit të saj të fundit “Kylie Cosmetics: Wild Thing”, një linjë me temë leopardi.

Në videon e krijuar për promovimin e linjës së grimit, Kylie mund të shihet me një paruke të zezë të prerë aq shkurt saqë qëndron mbi veshët e saj me stilin e viteve ’80 të vendosura në pika përgjatë vijës së flokëve.

Pa filtra: Kylie Jenner tregoi strukturën reale të lëkurës
Lexo po ashtu Pa filtra: Kylie Jenner tregoi strukturën reale të lëkurës

Ajo bashkoi pamjen dramatike me grim dhe vathë të artë.

Por, ajo që ra më shumë në sy nga kjo prerje e re e Kylie ishte ngjashmëria ekstreme që ajo kishte me nënën e saj, Kris Jenner. /Telegrafi/