LAJMI I FUNDIT:

Pa filtra: Kylie Jenner tregoi strukturën reale të lëkurës

Pa filtra: Kylie Jenner tregoi strukturën reale të lëkurës

Nuk është sekret që motrat Kardashian kanë prirje për përdorimin e një filtri të mirë në Instagram.

Kylie Jenner rrallë ndan një fotografi në Instagram pa një filtër në fytyrën e saj – kjo është pritur me reagime nga fansat të cilët argumentojnë se ajo po promovon standarde jo të shëndetshme të trupit.


Në të vërtetë, kirurgët kozmetikë thonë se familja e famshme ka shkaktuar një trend për ‘lëkurën e filtruar’, duke treguar se vajzat e reja sjellin fotografi të motrave në klinika me shpresën që t’i imitojnë ato.

View this post on Instagram

my leopard collection launches TOMORROW 🤎 3pm pst only on KylieCosmetics.com 🐆

A post shared by Kylie 🤍 (@kyliejenner) on Oct 25, 2020 at 9:38am PDT

Dhe tani, në një lëvizje të rrallë, pas disa viteve që kishte lënë fansat e saj duke menduar se si duket lëkura e saj e vërtetë , Kylie ka ndarë një foto pa filtër të strukturës së lëkurës së saj.

“Asnjë filtër”, shkroi Jenner.  Kylie filmoi një ‘tutorial’ të tërë duke përdorur linjën e re të grimit dhe largoi filtrat për të demonstruar se si duken produktet e saj në jetën reale, kështu duke promovuar njëkohësisht linjën me temë leopardi.

Fansat e yllit e duartrokitën atë për shfaqjen e lëkurës së saj natyrale për një ndryshim, duke shpresuar se ajo do të heqë filtrin më shpesh dhe nga ana tjetër do të inkurajojë fansat e saj gjithashtu. /Telegrafi/