LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner kritikohet sërish për procedurat estetike, buzët e saj konsiderohen ‘të shtrembëruara’

Kylie Jenner kritikohet sërish për procedurat estetike, buzët e saj konsiderohen ‘të shtrembëruara’
(Foto: Getty)

Pas daljes së fundit të Kylie Jenner në tepihun e kuq, në rrjetet sociale nisi një diskutim për procedurat e saj estetike, veçanërisht mbushësit në buzët e saj, të cilat i bënin ato të dukeshin ‘të shtrembëruara’ për shumëkënd.

26-vjeçarja mori pjesë në Wall Street Journal Innovators Awards në New York javën e kaluar, e veshur me një fustan të zi të përbërë nga një bluzë e zezë e tejdukshme dhe një fund që e tërhiqte nga prapa.


Videoja që tregon si do të dukeshin motrat Kardashian/Jenner pa procedura estetike
Lexo po ashtu Videoja që tregon si do të dukeshin motrat Kardashian/Jenner pa procedura estetike

Megjithatë, një numri përdoruesish në Reddit u kanë rënë në sy buzët e saj, sipas të cilëve duken të shtrembëruara, gjë që nxiti thashethemet e mëtejshme për intervenimet kirurgjikale të fytyrës – shkruan She Finds.

(Foto: Getty Images)

Pavarësisht se ka pranuar se ka pasur mbushës buzësh në të kaluarën, Kylie vazhdon të përballet me kritika për ndërhyrjet që ka bërë. Në një forum kushtuar klanit Kardashian/Jenner, përdoruesit diskutuan pamjen e saj, veçanërisht buzët, të cilat i konsiderojnë ‘të çuditshme’ ose ‘të shtrembëruara’.


“Buza e sipërme është e tmerrshme”.

“Ajo ka bërë diçka të re në fytyrën e saj për t’u dukur kaq e prishur”.

“Ka më shumë varje nga njëra anë. Pyes veten nëse është një problem nervor. Kirurgjia plastike mund të shkaktojë kaq shumë komplikime të ndryshme” – janë disa nga komentet.


Si të bëni skuqjen e mollëzave me teknikën e Kylie Jenner dhe të dukeni yll
Lexo po ashtu Si të bëni skuqjen e mollëzave me teknikën e Kylie Jenner dhe të dukeni yll

Në një video tjetër nga e njëjta ngjarje e postuar në Twitter, Kylie shihet duke folur për Hollywood Reporter, me buzët ‘e shtrembëruara’.

Gjatë një interviste të mëparshme me Wall Street Journal, Jenner pohoi se “kurrë” nuk e kishte bërë zmadhimin e buzëve që ishte një reagim ndaj thashethemeve të mëparshme rreth pamjes së saj. Fillimisht, mohoi se kishte mbushës buzësh, por më vonë pranoi se kishte dhe shprehu keqardhjen që nuk ishte e sinqertë që në fillim.

Nuk është gjithçka Photoshop – Kylie Jenner mahniti me trupin e tonifikuar në plazh
Lexo po ashtu Nuk është gjithçka Photoshop – Kylie Jenner mahniti me trupin e tonifikuar në plazh

Jenner vazhdon të pretendojë se të vetmet procedura estetike, të cilave iu është nënshtruar janë mbushja e buzëve dhe zmadhimi i gjoksit. /Telegrafi/

(Foto: Getty Images)