Disa pajisje nëndetëse regjistruan një zë misterioz, që vinte nga disa mijëra metra nën ujë.

Shkencëtarët kanë debatuar gjatë mbi origjinën e këtij zëri misterioz alien, që tingëllon si kërcitje metali të quajtur ‘Western Pacific Biotwang’, i cili është regjistruar në vendin më të thellë të botës, 10 994 nën nivelin e detit.


Me një kohëzgjatje nga 2,5 në 3, 5 sekonda, tingulli është i ndarë në 5 pjesë, duke përfshirë disa “rënkime” thellë në frekuenca shumë të ulëta deri në 38 herc, ndërsa në finale, zëri “metalik” vjen në një kulm prej 8000 herc.

2 188

Natyrisht, nisën të lulëzonin menjëherë teoritë mbi origjinën aliene të zërit, por shkencëtarët e Universitetit shtetëror në Oregon kanë dhënë një shpjegim me tokësor; sipas tyre bëhet fjalë për një komunikim mes balenash, i padëgjuar kurrë më parë.

“Në mënyrë të veçantë, thotë Sharon Nieukirk, asistent i lartë shkencor i fakultetit në Bioacoustics detare në Orego, – tingulli Western Pacific Biotwang është shumë i ngjashëm me të ashtuquajturin “Star Wars”, të prodhuar nga një specie balene e quajtur Balaenoptera acutorostrata, që jetojnë në afërsi të Barrierës së Madhe Koralore, në Australi, transmeton gsh.

Megjithatë, ende mbetet ndonjë dyshim; shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurt se zëri është me origjinë nga kafshët, dhe mbeten të hapura çështje të tjera; për shembull, britmat e balenave janë zakonisht të lidhura me periudhën e riprodhimit, dhe ndihen më së shumti në dimër, ndërkohë që Western Pacific Biotwang është regjistruar gjatë gjithë vitit.