Ky zakon i mbrëmjes është një shkaktar i zakonshëm i migrenës, tregon një studim i ri

Migrena prek miliona njerëz dhe dëmton seriozisht cilësinë e jetës për shumë prej tyre. Nëse e keni përjetuar ndonjëherë, e dini sa e lodhshme mund të jetë
Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e migrenës. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se një zakon i vetëm në mbrëmje mund të shkaktojë këtë problem shëndetësor. Zbuloni në vijim të tekstit se për çfarë bëhet fjalë.
Nëse vuani rregullisht nga migrena, duhet të rishqyrtoni rutinën tuaj të mbrëmjes. Sipas neurologes së Yale-s, dr. Tanya Bilchik, zakoni i një mbrëmjeje është shpesh një shkaktar i fshehur për sulme.
Një zakon që shumë njerëz nuk e lidhin me migrenën
"Migrena nuk është vetëm një dhimbje koke", thotë dr. Bilchik, duke shpjeguar se te njerëzit e prirë ndaj migrenës, çlirohet një përbërës i veçantë neurokimik - CGRP (një peptid i lidhur me kalcitoninën). Është një substancë që shkakton inflamacion dhe një sërë simptomash - nga dhimbja, te mjegullimi i trurit, deri te çrregullimet e shikimit.
Edhe pse jo të gjithë ekspertët e përdorin termin "shkaktar", dr. Bilchik beson se disa gjendje mund të rrisin gjasat për migrenë. Ndër më të zakonshmet janë gjumi i pakët, dehidratimi, anashkalimi i vakteve, kafeina e tepërt dhe nivelet e larta të stresit.
Por një zakon që shumë njerëz e injorojnë dhe që sigurisht mund të kontribuojë në migrenë, është pirja e alkoolit në mbrëmje. Një studim tregoi se më shumë se një e treta e personave që vuajnë nga migrena përmendin alkoolin si një shkaktar të njohur, ndërsa një e katërta e tyre kanë ndaluar së piri plotësisht pikërisht për këtë arsye, transmeton Telegrafi.
Çfarë duhet të bëni kur fillon migrena?
Kur ndieni një migrenë që po ju vjen, gjëja më e rëndësishme është të reagoni sa më shpejt të jetë e mundur.
Dr. Bilchik ju këshillon që menjëherë të pini shumë ujë. Një kompresë e ftohtë në ballë, një shëtitje e shkurtër ose ushtrime të frymëmarrjes gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.
Për disa njerëz, edhe një sasi e vogël kafeine mund të ndihmojë - për shembull, një gotë ujë i gazuar. Marrja e qetësuesve të dhimbjeve pa recetë mund të lehtësojë gjithashtu dhimbjen, por nëse migrena është e shpeshtë, është e rëndësishme kërkoni këshilla nga mjeku juaj.
"Sot, kemi një numër ilaçesh efektive për migrenën që nuk i kishim më parë. Nuk keni pse të vuani - ka zgjidhje", thotë dr. Bilchik, e cila ka punuar në këtë fushë për më shumë se tridhjetë vjet.
Zakone që ndihmojnë
Nëse migrena ndikon shpesh në jetën tuaj të përditshme, merrni në konsideratë ndryshime të vogla, por të rëndësishme në zakonet tuaja: të flesh mjaftueshëm gjumë, të hash rregullisht, të marrësh sasi të moderuara kafeine, të pish shumë ujë dhe të zvogëlosh stresin. Dhe, sigurisht, nëse dyshoni se alkooli po e përkeqëson gjendjen tuaj, ia vlen të provoni një pauzë.
Rutina të shëndetshme dhe terapia në kohë mund ta zvogëlojnë ndjeshëm frekuencën dhe ashpërsia e sulmit. /Telegrafi/











































