LAJMI I FUNDIT:

Ky do të jetë ambasadori i ri i Francës në Maqedoni (Foto)

Ky do të jetë ambasadori i ri i Francës në Maqedoni (Foto)

Ambasadorja aktuale e Francës në Maqedoni Laurence Auer do të duhet të përshëndetet me Maqedoninë pasi në Maqedoni do të vijë Christian Timonier, i emëruar nga shteti francez që të përfaqësoj qytetarët e Francës në Maqedoni për mandatin e ardhshëm, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ambasador i Francës në Maqedoni do të jetë Christian Timonier. Vendimi për emërimin e tij për ambasador në Maqedoni është publikuar në Gazetën Zyrtare në Francë dhe pritet që këto javë të bëhet pranim dorëzimi i pozicionit.

Më herët Timonier e ka prezantuar Francën në Napoli dhe Selanik, ndërsa për momentin është anëtar i kabinetit për shëniminin e 100 vjetorit të Luftës së Parë Botërore./Telegrafi/


Christian Timonier