LAJMI I FUNDIT:

Ky Lamborghini Miura P400 SV vlen miliona euro

Ky Lamborghini Miura P400 SV vlen miliona euro

Miura akoma konsiderohet si modeli më legjendar i Lamborghini-t, dhe një ekzemplar i jashtëzakonshëm do shitet gjatë muajit të ardhshëm.

Modeli Miura në fjalë është vetëm një nga 150 ekzemplarët e P400 SV të cilat i ka prodhuar Lamborghini, pa llogaritur versionin ultra të kufizuar P400 SV/J që shërbeu si versioni me performancën më të lartë i modelit.

Lamborghini e prezantoi Miura P400 SV në vitin 1971, dhe pavarësisht se ky model ndante shumë komponentë me “modelet” me performancë më të dobët, ajo mori përmirësime që i ngritën performancat, përcjell Telegrafi.

U rregullua funksionimi i boshtit me gunga të motorit V12 atmosferik 3.9 litra dhe u instaluan karburatorët Weber, falë të cilëve fuqia u rrit me 15 HP, në mënyrë që motori të jepte 380 kuaj fuqi dhe 400 njuton metër fuqi rrotulluese.

Ky Miura SV është një nga vetëm 96 ekzemplarët me një karter të njëjtë, ku kutia e marsheve kishte sistemin e vet të lubrifikimit të ndarë nga motori.

Gooding & Company deklaroi se kjo është vetura e vetme e ngjyrosur me bojën Tahitian Blue dhe me skaje me ngjyrë të artë. Ky kombinim i ngjyrave duket bukur, dhe restaurimi perfekt u krye nga firma specialiste italiane Cremorini Garrozzeria.

Kjo do thotë se vetura duket ashtu sikur kishte dalë nga fabrika, dhe avantazhi i saj është fakti se deri më tani i ka pasur vetëm 3 pronar privat.

Shuma e cila pritet të paguhet nga pronari i ri shkon mes 3.5 dhe 4.5 milionë eurove. /Telegrafi/

 This Beautiful Blue-Gold 1972 Lamborghini Miura P400 SV Is The Perfect Italian Stallion