Kompania me bazë në Florida, Apocalypse Manufacturing po i transformon modelet Jeep Gladiators në tanke, që duket se mund t'i mbijetojnë edhe “apokalipsit”.

Njëri prej modeleve të transformuara i emëruar nga kompania si “Jeep Hellfire” përmban një shtresë të fuqishme dhe rezistente dhe mund të arrijë 96 kilometër për orë në 3.7 sekonda, transmeton Telegrafi.


Kjo do e bënte të përkryer që automjeti të arratisej nga ‘zombie-t’ ose çfarëdo lloj fantazie tjetër.

jeep1

Jeep Hellfire kushton 173 mijë euro dhe është i gjatë 6 metra.

Automjeti i krijuar për “apokalips” ka gjithashtu edhe një interior të bukur me të gjitha pajisjet moderne të teknologjisë si dhe veshje lëkure.

2 56

Fuqia që prodhon automjeti është 500 kuaj fuqi deri në sasinë maksimale prej 850 kuaj fuqi.

3 43

Jeep Hellfire nuk ka transmision manual për vozitje. /Telegrafi/