Ky është Volvo XC70 i ri

Automjeti është shfaqur në faqen zyrtare të Ministrisë kineze të Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit.
Janë bërë të njohura edhe disa nga specifikat teknike. Me një gjatësi prej 481.5 cm, modeli i ri XC70 pozicionohet mes XC60 dhe XC90. Volvo XC70 është hibridi i parë plug-in me autonomi të gjatë.
Automjeti është i pajisur ose me bateri litium-nikel-mangan-kobalt (NMC) me kapacitet 39.63 kWh, ose me bateri litium-hekur-fosfat (LFP) me kapacitet 21.22 kWh. Në të dy rastet, pesha e automjetit kalon dy tonë.
Bateria më e madhe ofron një autonomi elektrike prej 180 kilometrash, ndërsa modeli bazë ofron 100 kilometra me një karikim.
Edhe pse këto janë shifra të kënaqshme, duhet theksuar se bazohen në standardin kinez të matjes CLTC, ndaj në praktikë pritet që distanca të jetë më e vogël.
Përveç kësaj, XC70 i ri do të pajiset me një motor të vogël benzine 1.5-litërsh me turbo, që prodhon 161 kuaj/fuqi. Mbetet për t’u parë se sa do të zhvillojnë motorët elektrikë dhe sa do të jetë fuqia totale e sistemit.
Megjithëse është menduar kryesisht për tregun kinez, Volvo po shqyrton mundësinë që ta ofrojë më gjerësisht pas prezantimit më vonë gjatë këtij viti.
Si një kujtim i bukur, po publikojmë edhe një fotografi të modelit të vjetër XC70, karavanit. /Telegrafi/

















































