LAJMI I FUNDIT:

Ky është trëndafili kacavarës më i popullarizuar: Ky varietet trëndafili tashmë 90 vjet askënd nuk e lë indiferent!

Ky është trëndafili kacavarës më i popullarizuar: Ky varietet trëndafili tashmë 90 vjet askënd nuk e lë indiferent!

Trëndafili i quajtur “New Dawn” (“Agim i ri”) është ndër trëndafilat kacavarës më të popullarizuar në botë

Ky trëndafil ka lule të mëdha me aromë të mrekullueshme. Mund të rritet më shumë se tri metra, ndërkaq i gjerë edhe deri në dy metra, transmeton Telegrafi.


Kopshtarët shpesh e mbjellin në hyrje të oborrit, në hyrje të shtëpisë apo në hapësirë të mbjellë me bar. Është kjo përshtypja e parë e cila mrekullon.

Kur dhe si duhet të mbillet trëndafili “Agimi i ri”?

Koha më e mirë për mbjellje të këtij trëndafili është vjeshta e vonë apo pranvera e hershme. Duhet patjetër të mbillet në tokë të ftohtë.

Do të mugullojë dhe rritet vetëm nëse mbillet në vende ku ka gjashtë orë në ditë rreze dielli, por më së miri është të jetë drejtpërdrejt i ekspozuar ndaj diellit.

Dy orë para mbjelljes së kësaj luleje, njomni rrënjët në një kovë me ujë. Derisa të njomen rrënjët, bëni një gropë të thellë nga 30 cm dhe të gjerë një metër.

Në gropë më parë qitni pleh, pastaj vendosni rrënjët e njomura të trëndafilit. Trëndafili patjetër duhet të mbillet thellë, deri te pjesët ku pritet të mugullojnë fletët.

Ujiteni mirë, pastaj shtoni edhe një shtresë plehu dhe shtypeni dheun në mënyrë që të forcohet mirë.

Kultivimi i trëndafilit:

Ky, trëndafil kacavarës nuk kërkon pothuajse kurrfarë kujdesi. Ka nevojë për shumë pak ujë një herë në javë, ndërkaq e përballon edhe sëmundjen e mykut.

Zakonisht lulëzon nga qershori deri në shtator dhe ka dy faza lulëzimi, prandaj ka nevojë t’ia eliminoni sythat e vjetër.

Koha për krasitje është dimri i vonshëm, mirëpo nëse prisni deri në pranverë ka rrezik t’ia eliminoni edhe sythat e rinj dhe kështu të qelin më pak lule.

Edhe pse bën pjesë ndër lulet kacavarëse, me këtë trëndafil mundeni lehtë të merreni: mundeni ta mbështillni në shkallë, në mbajtëse, ta drejtoni të rritet pranë ullukëve të shtëpisë, në qemerët e hyrjes së shtëpisë apo si portë hyrëse në oborr. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Si kultivohen gladiolat: Lulet të gjata, të cilat zbukurojnë kopshtet më të bukura

Lule
Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Gjashtë stile të mjekrës që zbulojnë personalitetin tuaj! (Foto)

Stil
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Kalo në kategori