LAJMI I FUNDIT:

Ky është një ndër fshatrat më interesant të Rumanisë – pallatet ndërtohen bazuar në simbolin e dollarit dhe Mercedesit

Ky është një ndër fshatrat më interesant të Rumanisë – pallatet ndërtohen bazuar në simbolin e dollarit dhe Mercedesit

Pallatet e zbukuruara me kolona të larta mermeri, kulla dhe çati që ngjasojnë me faltore aziatike nuk janë një pamje e rrallë në Rumani.

Ato mund t’i shihni më shpesh në fshatrat e pasura rome dhe filluan të mbijnë në vitet ’90 të shekullit të kaluar pas rënies së komunizmit.

Të tilla ndërtesa ka me qindra në të gjithë territorin rumun dhe pronarët e tyre shpesh konkurrojnë në lartësi, më saktë duke shtuar kate të reja.


Fasadat shpesh zbukurohen me simbole dollari ose Mercedes, pasi konsiderohen se përfaqësojnë pasurinë.

Arkitekti rumun Rudolf Gref thotë se stili i pallateve rome nuk duhet gjykuar edhe pse janë ndërtuar pashije, transmeton Jutarnji.hr.

“Është pjesë e historisë sonë, në kundërshtim me arkitekturën moderne të imponuar nga shteti”, thotë ai.

Stilet ndryshojnë nga rajoni në rajon. Në Rumaninë qendrore, pallatet rome janë frymëzuar nga kishat katolike, në jugperëndim janë kopje të ndërtesave neoklasike dhe në lindje dhe jug janë interpretime të shtëpive tradicionale të aristokracisë së dikurshme.

Por ata kanë një gjë të përbashkët, vëren Gref. “Ato janë ndërtuar në mënyrë që pronarët të tregojnë suksesin e tyre”, pohoi ai.

Një nga fshatrat më të famshëm, Buzescu, i quajtur edhe “Roma Monaco”, ndodhet njëqind kilometra në jug të Bukureshtit.

Shumë pronarë të shtëpive pretendojnë se kanë fituar para jashtë vendit, disa duke shitur mbeturina të mëdha ose pasi komunistët ua kanë kthyer romëve një pjesë të arit të konfiskuar.

Rreth 4000 banorë jetojnë në Buzesk ndërsa rruga kryesore është e zbukuruar me pallate të jashtëzakonshme, e cila gjë bënë që turistët të ndalen të fotografojnë vendin.

Pronarët e ndërtesës shpesh banojnë në një ose dy dhoma, ndërsa dhomat e mëdha të zbukuruara me mermer dhe ar janë të rezervuara për raste festash. Përveç kësaj, shumë duken të braktisur ose të papërfunduar. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
Kalo në kategori