Hollande është evakuuar nga stadiumi kur ndodhi eksplodimi i parë me bombë që u dëgjua nga dhjetëra mijëra tifozë në orën 9:17.


fh02

Por, zymtësia tek Hollande shtohet kur flet në telefon në dhomën e kontrollit të sigurisë në stadium, më 9:36, pesë minuta pas shpërthimit të dytë vetëvrasës, transmeton Telegrafi.

fh03

Tri eksplodime ndodhë përreth stadiumit në serinë e sulmeve terroriste që dje lanë së paku 127 të vdekur dhe qindra të tjerë të lënduar.

fh04

Një nga sulmuesit kishte biletë dhe kishte synuar të futej brenda në stadiumin me 80 mijë shikues, por rojet e zbuluan kur panë jelekun e tij me mjete shpërthyese. Ai e hodhi veten në erë teksa iu shmang sigurimit. Qëllimi i tij ishte të shkaktonte shumë viktima në stadium e pastaj edhe stampedo vdekjeprurëse në kaosin që do të mbretëronte pas shpërthimit në stadium. /Telegrafi/