LAJMI I FUNDIT:

Ky është fajtori kryesor për ngritje të numrit të të sëmurëve nga coronavirusi?!

Ky është fajtori kryesor për ngritje të numrit të të sëmurëve nga coronavirusi?!

Edhe një përkujtues që ajrimi është i rëndësishëm

Superkompjuteri japonez ka treguar se çfarë ka ndikim më të madh në përhapjen e grimcave të virusit, pra ajo është që pikërisht të gjithë jemi më së shumti të ekspozuar në sezonin e ngrohjes.

Në të vërtetë çelësi është lagështia e ajrit, me rrezikun më të madh të jetë hapësira e thatë dhe e mbyllur në muajt e dimrit, transmeton Telegrafi.

Lagështia e rrezikshme nën 30 për qind

Shkencëtarët kanë shfrytëzuar superkompjuterin Fugaku për të matur modelet e përhapjes dhe trajektoret e grimcave në formë virusi nga personat e infektuar në kushte të ndryshme.

Lagështia e ajrit nën 30% rezulton me sasinë e dyfishtë të grimcave në ajër përkundrejt sasisë në hapësirën me lagështi prej 60% e më tepër.

Studimi gjithashtu ka treguar që strehët nuk janë të efektshme sikur maskat në pengimin e përhapjes së virusit nëpërmjet aerosolëve.

Shkencëtarët kanë zbuluar edhe që rreziku nga infektimi në restorant është më i lartë nëse uleni pranë personit të infektuar, dhe jo përballë tij.

Virusi në ajër mund të qëndrojë me orë të tëra

Gjithnjë e më shumë ekspertë me siguri konstatojnë se coronavirusi mund të përhapet edhe nëpërmjet ajrit.

Qendrat e kontrollit dhe preventivës së sëmundjes kanë reviduar këtë muaj direktivat me të cilat kanë theksuar që mikroorganizmat patogjenë në ajër mund të qëndrojnë orë të rëra, shkruan Reuters.

Superkompjuterin Fugaku më herët e kanë përdorur në mënyrë që të zbulonin detajet mbi përhapjen e infektimit nëpër trena, zyre dhe në klasat e shkollave.

Atëherë është treguar që dritaret e hapura në transportin publik rrisin ajrosjen dy deri në tri herë, me çka dukshëm zvogëlohet përqendrimi i mikrobeve të dëmshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori