Kompania kontraktuese nga Federata e Futbollit e Kosovës për shitjen e biletave online tashmë ka publikuar edhe çmimet e biletave për ndeshjen ndaj Malit të Zi, e cila do të zhvillohet më 14 tetor në “Fadil Vokrri”.

Biletat më të lira do të jenë në sektorët e Veriut dhe Jugut, tribunat prapa portave.


Aty 5 euro do të kushtojë një biletë për ta parë ndeshjen.

Pristina City Stadium renovated Lindja në Stadiumin 'Fadil Vokrri'

Pjesa qendrore e stadiumit në Lindje biletat do të kushtojnë 15 euro, ndërkohë në sektorët e tjera të Lindjes, kushton 10 euro.

Në Perëndim biletat do të kushtojnë 15 dhe 20 euro. Pjesa ku kushton 20 euro është nën mbulojë.

Dkd9H1AWsAAnWg9 9 Perëndimi në stadiumin 'Fadil Vokrri'

Ndërkohë që biletat në zonën VIP do të kushtojnë 80 euro.

Pritet edhe kësaj radhe fluks i madh për bileta, pasi që interesimi vazhdon të mbetet i madh.

Biletat e ndeshjes Kosovaa – Mali i Zi, do të dalin në shitje online me 07.10.2019 në orën 16:00. /Telegrafi/

telegrafi sport app