LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës ka vendosur që sot të mbahet seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kryesia vendosi që konform kërkesës, Kuvendi të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00, në të cilën pritet të shqyrtojë projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave. ​


Ndryshe, ditë më parë kryeministri Ramush Haradinaj pas takimit të Këshillit ministror për integrime evropiane theksoi se po mungon një gatishmëri që çështja e liberalizimit të vizave të hyjë në agjendë të Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian.

“Tani më vendimi duhet të merret në Këshill. Tani po na mungon një gatishmëri me hy në agjendë me arsyetimin se disponimi nuk është më i miri”, kishte thënë Haradinaj.

Sipas tij, qeveritë kanë një hezitim me shti në rend dite, me arsyetimin se vullneti politik, bindja nuk është e qartë në këtë etapë.

“Unë po mendoj se është mirë me u marr rreziku, sido që të votojnë ministrat, si po si jo, të hyjë në rend dite. Kjo është kërkesa e Kosovës. Nuk bën me paragjyku rezultatin, e mos me hy në rend dite. Ndryshe, nuk ishim shku as në Parlament, se kemi mujt edhe aty me paragjyku rezultatin”, ishte shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Prokuroria Speciale e fton në intervistë zëvendësministrin e Mjedisit, Hysen Durmishin

Lajme
Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Peja, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Nisin hetimet për personin nga Klina që dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me familjaren e tij

Drejtësi
Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Haradinaj-Stublla: As NATO e BE nuk do të ishin fitore për Kosovën, nëse çmimi është defunksionalizimi i saj i brendshëm përmes Asociacionit

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Policia e Kosovës sqaron se pse vendosi kamera në katër komunat veriore

Lajme
Kalo në kategori