LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit gjatë periudhës komuniste

Kuvendi i Shqipërisë miraton projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit gjatë periudhës komuniste

Pas një seance të gjatë, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar mbrëmjen e djeshme projektligjin për hapjen e dosjeve të ish-Sigurimit të Shtetit në kohën e regjimit diktatorial me 94 vota pro dhe një abstenim.

Ky projektligj i jep të drejtë Autoritetit të Dosjeve të rivlerësojë figurën e zyrtarëve të pajisur me certifikatë pastërtie.


Gjatë seancës u miratuan edhe amendamentet e propozuara bashkërisht nga Partia Demokratike dhe Partia Socialiste.

Pjesë e ndryshimeve ligjore është dhe amendamenti i depozituar nga kreu i grupit parlamentar të PD-së Enkelejd Alibeaj ku i mundëson çdo personi të njihet me dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe të kërkojë një kopje të tyre, në përputhje me ligjin për të drejtën e informimit.

Kjo do të thotë sipas Alibeajt, hapje e plotë e të gjitha dosjeve.

Dosjet e ish-sigurimit të shtetit kthyen në kuvend Lulzim Bashën, ndërsa Sali Berisha, deputet mbështetës të tij dhe deputetët e Partisë së Lirisë nuk morën pjesë në votim.

“Informacioni jepet vetëm kur angazhimi i nevojshëm për gjetjen dhe vënien në dispozicion të informacionit është në përpjesëtim të drejtë me interesin e argumentuar të kërkuesit në marrjen e këtij informacioni”, thuhet në projektligj.

Ndryshimet ligjore shkaktuan debate të shumta në dy javët e fundit në Komisionin e Ligjeve dhe Parlament, derisa shumica pranoi amendamentin e PD-së për të hapur të gjitha dosjet e ish-sigurimit.

Më parë në fjalën e tij në Kuvend, kryeministri Rama u shpreh se e keqja më e madhe e komunizmit kishte ardhur pas shembjes së sistemit.

“Komunizmi ka bërë shumë të këqija, por një nga të këqijat shumë të mëdha e ka bërë pas vdekjes, duke pjellë komunistët antikomunistë. Ulëritësi numër 1 nuk vjen këtu pasi nuk do të hapen dosjet. Lustracioni është një truk për të mos hapur kurrë dosjet,” deklaroi ai.

Rama nuk kurseu akuzat dhe ironitë për Ilir Metën dhe Sali Berishën.

“Dëshiron ti ta dish kush është shtetasi I.M, mbase është ai ose mbase nuk është ai. Të çlirohemi të gjithë nëse shtetasi I.M nuk është ai që të gjithë i shkon mendja. Pse nuk vjen këtu Partia e Lirisë dhe Liria e Partisë këtu? Sepse nuk e kanë dashur kurrë hapjen e dosjeve sepse kanë dashur që sa më shumë hije të vijnë vërdallë”, theksoi Rama. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori