LAJMI I FUNDIT:

Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës, shkurton ndjeshëm rrugën Velipojë-Ulqin

Miratohet marrëveshja për ndërtimin e Urës së Bunës, shkurton ndjeshëm rrugën Velipojë-Ulqin

Në një seancë në Kuvendin e Shqipërisë që nuk ka zgjatur më shumë se një orë, opozita dhe mazhoranca kanë bashkuar votat duke miratuar marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Malit të Zi për ndërtimin e urës mbi Bunë. Ky projekt u miratua me 92 vota pro.

Ura 300 metër mbi lumin e Bunës pritet të jetë gati 18 muaj pasi të përfundoi procesi i tenderimit.


Ky projekt do të bashkë-financohet nga të dyja qeveritë dhe do të shkurtojë ndjeshëm distancat mes Velipojës e Ulqinit që tani është rreth 73 kilometra.

Rama publikon projektin që do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 metra
Lexo po ashtu Rama publikon projektin që do të shkurtojë distancën mes Velipojës dhe Ulqinit nga 73 km në 300 metra

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, pika kufitare Shën Nikollë-Pulaj do të shërbejë si pikë kufitare për Urën mbi Lumin Buna. Kostoja e urës dhe pikës kufitare do të shkojë deri në 20 milionë euro dhe do të ndahet në mënyrorë të barabartë midis dy vendeve.

Ndërkohë, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Shqipërisë dhe qeverisë gjermane u miratua me 72 vota. /Telegrafi/