LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin Sali Berishës, pritet të vendoset në arrest shtëpiak ose në burg

Kuvendi i Shqipërisë i heq imunitetin Sali Berishës, pritet të vendoset në arrest shtëpiak ose në burg

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë i kanë hequr sot imunitetin Sali Berishës në një votim historik duke i hapur rrugën Prokurorisë së Posaçme SPAK për të kërkuar vendosjen në arrest në burg ose arrest shtëpiak të ish-kryeministrit të vendit.  

Ish-kryeministri refuzoi të merrte fjalën gjatë nisjes së seancës plenare, ku iu kërkua të fliste mbi kërkesën e SPAK. Berisha kërkoi nga kryetarja e Kuvendit që të hiqej Garda e Republikës nga foltorja në mënyrë që ai të merrte fjalën.


Kuvendi i hapi rrugën arrestimit të tij, reagon Sali Berisha: Vendim antikushtetues
Lexo po ashtu Kuvendi i hapi rrugën arrestimit të tij, reagon Sali Berisha: Vendim antikushtetues

Me vendimin e parlamentit tani i hapet rruga gjykatës për ashpërsimin e masës së sigurisë ndaj ish-kryeministrit.

Duke qenë se opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe ndezi tymuese në sallë, punimet e Kuvendit u mbyllën memjëherë pas kalimit në votim të pikave në rendin e ditës.

Sakaq në ambientet e jashtme të Kuvendit ka nisur grumbullimi i simpatizantëve të ish-kryeministrit Berisha, të cilët me pankarta ku shkruhet “O sot, o kurrë”, kundërshtojnë vendimin për ish-kryeministrin.

Kujtojmë se ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese nuk mori në shqyrtim padinë e deputetëve të Rithemelimit, duke i hapur rrugë Kuvendit të procedonte me heqjen e mandatit.

Tashmë i takon Prokurorisë së Posaçme dhe GJKKO që të vendosë se çfarë mase shtrënguese do të kërkohet për Berishën, ‘arrest në shtëpi’ apo ‘arrest në burg’, i cili është nën hetim për aferën ‘Partizani’. /Telegrafi/