Gjatë vitit 2018, vendimmarrja në Kuvendin e Kosovës u sfidua seriozisht. Mungesa e kuorumit ishte një “hije” që ndoqi seancat plenare. Në Kuvend, mungoi një shumicë vendimmarrëse e partive të koalicionit qeverisës, por edhe një opozitë me numrat e mjaftueshëm që do të sfidonte pushtetin aktual.
Uniteti i pushtetit dhe opozitës, përjashtuar deputetët e Listës Serbe, u dëshmua me miratimin e ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.
Një unitet gjysmak kishte në procedurën e ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. Po ashtu, raste të unifikimit pushtet- opozitë u vërejtën edhe te miratimi i ligjeve që ndërlidhen me integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian apo me liberalizimin e vizave.
Në rastet tjera, Kuvendi kryesisht ishte i ndarë, që si pasojë solli ndërprerjen e seancave për shkak të mungesës së kuorumit. Një punë e pakryer e Kuvendit, ishte mosmiratimi në lexim të dytë i Projektligjit për buxhetin e vitit 2019.
Instituti Demokratik i Kosovës, që monitoron punën e Kuvendit, ka publikuar shifrat sipas të cilave, gjatë vitit 2018, Kuvendi ka mbajtur gjithsej 42 seanca, prej të cilave 23 ishin seanca plenare, 16 të jashtëzakonshme dhe 3 solemne.
Agnesa Haxhiu, hulumtuese dhe monitoruese e punës së Kuvendit nga Instituti Demokratik i Kosovës, tha se KDI i ka propozuar Kuvendit disa rekomandime në mënyrë që të përmirësohet performaca dhe efikasiteti në punë.
“Kuvendi duhet ta rikthejë praktikën e mbajtjes së seancave në ditën e enjte, eventualisht në të premten, ashtu siç parashihet me Rregulloren e Punës, në mënyrë që t’i jepet hapësirë komisioneve parlamentare që mbledhjet e tyre t’i mbajnë ditëve te tjera. Në këtë mënyrë do të zvogëlohej mundësia e dështimit, qoftë të seancave ose të mbledhjeve të komisioneve dhe të grumbullimit të çështjeve që duhet të shqyrtohen”, tha Haxhiu.
Seancat e Kuvendit në shumë raste kanë dështuar për shkak të mungesës së deputetëve. KDI ka rekomanduar që Rregullorja e Punës së Kuvedit të pësojë plotësime, në mënyrë që këto mungesa të sanksionohen. Po ashtu, Kuvendit i kërkohet që të rrisë edhe transparencën.
“KDI fton Kuvendin e Kosovës të publikojë në kohë raportet e shpenzimeve si dhe të ofrojë detaje mbi shpenzimet dhe qëllimet e vizitave të deputetëve jashtë vendit”, theksoi Haxhiu.
Puna në Kuvendin e Kosovës, sipas kryetarit të këtij institucioni, Kadri Veseli, i cili është edhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, assesi nuk mund të cilësohet si jo e suksesshme.
“Kuvendi i Republikës së Kosovës po punon, ky është lajmi pozitiv e do të ketë edhe vendimmarrje”, ishin fjalët që Veseli i ka përsëritur kohë pas kohe, ndërsa kritikohej puna e Kuvendit nga opozita apo shoqëria civile.
Por, si e sheh punën e Kuvendit partia më madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës? Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti mendon se këto institucione, përfshi edhe Kuvendin, duhet të shpërbëhen dhe vendi të shkojë në zgjedhje.
“Ne ftojmë deputetët që forcat politike të ulen së bashku për të dakorduar krijimin e institucioneve të reja përmes zgjedhjeve të lira e demokratike. Pas dakordimit, Qeveria duhet të japë dorëheqje, kurse Kuvendi të shpërbëhet për t’u hapur rrugë zgjedhjeve të reja”, ishte kërkesë e vazhdueshme e LDK-së, e shprehur përmes deputetit Avdullah Hoti.
Një qëndrim afërsisht të njëjtë me LDK-në ka edhe Lëvizja Vetëvendosje, dhe lideri i saj, Albin Kurti.
“Për shkak të mungesës së zhvillimit e progresit dhe keqqeverisjes e korrupsionit, nga skandalet e shpeshta e të shumta të kryeministrit dhe kabinetit të tij qeveritar nga nxjerrin vetëm zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Pushteti në Kosovë e ka braktisur shtet ndërtimin”, ka deklaruar Kurti, duke arsyetuar kërkesën e Vetëvendosjes për zgjedhje.
Pjesën më të madhe të punës gjatë vitit 2018, Kuvendi ishte i ndarë në tri grupe të deputetëve.
Partitë në pushtet, llogaritur ato shqiptare dhe pakicave joserbe, përbëjnë një grup prej 49 deputetësh, që nuk përbën edhe shumicën parlamentare.
Partitë opozitare, në anën tjetër, numërojnë 56 deputetë, që po ashtu nuk paraqet shumicën për ta sfiduar Qeverinë.
Kurse në mes, qëndron grupi prej 10 deputetëve të Listës Serbe, i cili në Kuvend rreshtohet si opozitë më vete dhe voton vetëm ato ligje e vendime që i sheh se janë në interesin edhe të komunitetit serb.
Ndërkohë, 5 deputetë janë pa grup parlamentar.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar 16 rezoluta, akte këto të cilat shprehin qëndrimin ose vullnetin e deputetëve të Kuvendit për çështje të caktuara.
Nga 16 rezoluta që janë nxjerrë në votim nga Kuvendi, KDI nënvizon se, partitë opozitare kanë qenë dukshëm më aktive në këtë drejtim. Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike dhe Partia Socialdemokrate kanë iniciuar 15 nga gjithsej 16 rezoluta sa janë iniciuar.
Fundin e vitit, Kuvendi e ka përmbyllur me debatet dhe miratimin e një rezolute për dialogun me Serbinë, ku parashihet që Kosova të formojë ekipin negociator, i cili do të përfaqësojë Kosovën në dialogun me Serbinë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mickoski: Ndikimi LSDM-BDI, bëri që besimi në gjyqësor të jetë dy për qind

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Raporti i ‘Freedom House’: Situata e pandryshuar nga një vit më parë për Kosovën dhe Shqipërinë

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe