LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Republikës Serbe miratoi konkluzione që duan të përmbysin Bosnjën e Hercegovinën

Kuvendi i Republikës Serbe miratoi konkluzione që duan të përmbysin Bosnjën e Hercegovinën

Asambleja Kombëtare e Republikës Serbe (RS) miratoi sonte një sërë konkluzionesh që hapin rrugën për kthimin e kompetencave nga niveli i Bosnjës e Hercegovinës në nivelin e etnitetit.

Në seancën e sotme u diskutuan katër informacione, më pas u miratuan konkluzionet për institucionet gjyqësore, mbrojtjen, sigurinë dhe taksat indirekte.

Opozita nuk mori pjesë në votim gjersa për votuan 52 deputetë, ku 49 ishin të koalicionit qeverisës të RS-së mbështetën përfundimet, raporton klix.ba.


Kjo do t’i mundësojë atyre që të nisin procedurat që entiteti me shumicë serbe brenda Bosnje dhe Hercegovinës të tërhiqet nga ushtria boshnjake, shërbimet e sigurisë, sistemi i taksave dhe sistemi juridik.

Më poshtë janë vendimet kryesore që mund ta dërgojnë shtetin boshnjak drejt shpërbërjes.

1. Bartjen e kompetencave tek Republika Serbe në nivelin e Bosnje-Hercegovinës;

2. Bartjen e kompetencave në fushën e tatimit indirekt;

3. Bartjen e kompetencave të sistemit të drejtësisë tek Republika Serbe në nivelin e Bosnje-Hercegovinës;

4. Bartjen e kompetencave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë tek Republika Serbe në nivelin e Bosnjës-Hercegovinës;

5. Deklarata mbi Parimet Kushtetuese.

Ndryshe, këto konkluzione hyjnë në fuqi një ditë pas miratimit të tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Sekretari i Shtetit thotë se Ukraina do të duhet të bëjë lëshime për tokën që Rusia ka marrë në vitin 2014

Evropa
Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Ontario kërcënon se do të 'fikë plotësisht energjinë elektrike' për SHBA-në nëse lufta tregtare përshkallëzohet

Amerika
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Tajvani prezanton raketën e re supersonike, fluturon tre herë më shpejt se shpejtësia e zërit – e specializuar për fundosjen e anijeve

Azia
Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Zelensky kërkoi falje për mosmarrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në një letër drejtuar Trumpit, pretendon Witkoff

Evropa
Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Kryeministri britanik thotë se tankeri që u përplas me një anije tjetër, po transportonte karburant për Departamentin amerikan të Mbrojtjes

Evropa
Kalo në kategori