Kuvendi i Kosovës miratoi sot Ligjin për Masat e Përkohshme për Produktet Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg, i njohur si Ligji për çmimet tavan.

Ligji pa votat e opozitës u miratua me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Li


Ministrja e Tregtisë, Mimoza Kusari Lila falënderoi deputetët e Kuvendit për votimin ndërsa njoftoi fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji.

Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen dhe mirëpres fillimin e menjëhershëm të zbatimit të këtij ligji”, shkruan ajo.

Ndryshe, kryeministri i vendit, Albin Kurti kohë më parë ka thënë se me Ligjin për çmimet tavan nuk po pengojnë rritjen e askujt, por po evitojnë keqpërdorimin në emër të krizave, fryrjen artificiale të çmimeve.

Ai ka thënë se ky Ligj vendos një balanc të domosdoshme ndërmjet funksionimit të lirë të tregut dhe përgjegjësisë së shtetit për të mbrojtur interesin publik në situata të jashtëzakonshme.

Kurti tutje kishte pohuar se Ligji garanton furnizim dhe çmime të përballueshme për produkte bazë në kohë krize, parandalon spekulimet dhe fitimet e pajustifikuara në kurriz të qytetarëve dhe më tej siguron reagim të shpejtë institucional kur tregu destabilizohet. /Telegrafi/