LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton edhe disa ligje, OBRM-PDUKM nuk merr pjesë në seancë

Kuvendi miraton edhe disa ligje, OBRM-PDUKM nuk merr pjesë në seancë

Para shpërbërjes së Kuvendit të Maqedonisë, deputetët në seancën e 131, me kërkesë të grupeve parlamentare të LSDM-së dhe BDI-së, miratuan edhe disa ligje.

U miratua ligjet për Agjencinë për Shërbimet Audio dhe Audiovizuale, ligji për menaxhimin me rastet në gjykata, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, Ligji i inspektoratit për përdorimin e gjuhëve dhe Ligji për urbanizim dhe gjelbërim.


Në seancë nuk ishin të pranishëm deputetët e OBRM-PDUKM-së.

Pas kësaj seance, duhet të kalohet në seancën e radhës ku në rend të ditës është shpërbërja e Kuvendit.

Kuvendi më herë miratoi edhe Ligjin për Prokurorinë Publike, Ligjin për Këshillin e Prokurorëve dhe Ligjin për Mbrojte./Telegrafi/