LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi ligjet për Korridorin 8 dhe 10-D, opozita votoi kundër

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut votoi ligjet për Korridorin 8 dhe 10-D, opozita votoi kundër

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi ligjet për ndërtimin e Korridoreve 8 dhe 10-D nga konsorciumi “Bechtel dhe Enka”, të cilat u propozuan me flamur europian dhe me procedurë të shkurtuar.

Koordinatori i grupit të deputetëve të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Micevski, nga foltorja e Kuvendit, para se deputetët të votojnë për pakon e ligjeve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D, njoftoi se deputetët e OBRM-PDUKM-së do të votojnë kundër.

“Ngadalë, ngadalë arritët në fund të kësaj farse dhe pas kësaj gjithçka do të jetë ndryshe. Transparenca e kësaj Qeverie ka marrë fund. Poshtëruat deputetët, shpërdorët BE-në me flamurin europian, ofenduat ambasadorin europian David Geer, degraduat dhe poshtëruat Gjykatën Kushtetuese, ia fshehët marrëveshjen Komisionit Anti-Korrupsion. OBRM-PDUKM do të votojë kundër ligjeve për korridoret sepse i gjithë projekti është i mbuluar me dyshime për krim dhe keqpërdorime”, tha Micevski.


Më herët deputeti nga radhët e OBRM-Popullore në pushtet Ljupço Balkovski tha se do të votojë kundër ligjeve të korridorit. Kundër pakos së ligjeve ka votuar edhe deputetja Maja Moraçanin nga RDM, që gjithashtu është parti pjesë e pushtetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Kurti shpërfill urdhrin e Gjykatës, shkon në Gjilan dhe jo në Prokurori

Lajme
​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

​Numërohen 90.37 për qind e votave me postë

Lajme
Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Mbi 20 mijë euro të falsifikuara gjenden në një dërgesë në Qendrën Postare Tranzitore

Lajme
Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Nën dyshimin se një burrë ka grisur Kuranin në Prizren, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Qytetari nga Kaçaniku rindërton shtëpinë e fëmijërisë duke përdorur materialet e saj të vjetra

Lajme
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Kalo në kategori