Kuvendi i Kosovës gjatë këtij viti ka arritur ta përfundojë në tërësi vetëm një seancë plenare.
Legjislativi aktual nuk po mund të jetë funksional sidomos për shkak të mungesës së kuorumit, i cili nuk po sigurohet si për shkak të mungesës së opozitës edhe për mungesë të deputetëve të pozitës. Dhe, ky është shkaktari i një numri të vogël të projektligjeve të kaluara.
Të enjten e javës së kaluar, si rrallëherë deputetët e Kuvendit të Kosovës u treguan unanimë, kur votuan tri Projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Ndërkaq të nesërmen, me 19 tetor, në vazhdimin e seancës, në Kuvend disa projektligje u diskutuan me numër minimal të deputetëve pjesëmarrës.
Gazetari Agron Halitaj, i cili përcjell punën e Kuvendit, ka thënë për Kallxo.com se gjendja aktuale në Kuvendin e Kosovës mund të përshkruhet si paradoksale.
“Askund në sistemet parlamentare nuk ndodh që funksionimi i Kuvendit të vihet në krizë për shkak të bojkotit të atyre që formalisht e përbëjnë shumicën parlamentare. Parimisht, opozita si pakicë, mund të bëhet shkaktare për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, apo të ndonjë vendimi që kërkon votat e 2/3 të numrit të përgjithshëm të deputetëve, por në asnjë variant nuk mund të bëhet pengesë për rrjedhën e punës në Kuvend”, tha Halitaj.
Sipas tij, e keqja është se në Kosovë ka kohë që janë krijuar tri blloqe të cilat e pamundësojnë të bërit shumicë në Kuvend.
“Në njërën anë është koalicioni i shumicës së partive që bashkëqeverisin, në tjetrën anë është opozita, dhe në mes tyre është Lista Serbe e cila paraqitet si oponencë e të dyja blloqeve”, shtoi ai.
Halitaj vlerëson se përgjegjësia për mosfunksionimin e Kuvendit rëndon mbi partitë e koalicionit qeverisës.
“Nëse opozita zgjedh bojkotin, ajo mban përgjegjësi para elektoratit të saj, gjë që nuk është njësoj edhe për partitë që qeverisin. Ato kanë përgjegjësi për t’i çuar përpara proceset shtetërore. Andaj në momentin kur ato nuk janë në gjendje t’i kalojnë në Kuvend projektet e veta, duhet të ngrenë mocion votëbesimi ndaj Qeverisë dhe të kërkojnë shpërndarjen e Kuvendit”, thotë ai.
Lidhja Demokratike e Kosovës këtë vi ka nisur bojkotimin e seancave të Kuvendit, ndërsa partitë opozitare në sesionin vjeshtor po kërkojnë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa LDK-ja ka filluar përgatitjen e një mocioni për rrëzimin e Qeverisë dhe kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Lidhur me këtë, sipas gazetarit Halitaj, as ftesa për seancë të jashtëzakonshme nuk pritet ta ndryshojë gjendjen në Kuvend.
“Tash për tash nuk shihet ndonjë gatishmëri për unifikim të partive parlamentare, por energjitë janë orientuar kah zgjedhjet e parakohshme. Në këtë frymë, as ftesa për seancë të jashtëzakonshme e iniciuar nga opozita, nuk pritet të ndryshojnë kahun negativ që ka marrë Kuvendi”, thotë ai.
Ndërkaq, edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), përmes një konference për media javën e kaluar ka kritikuar punën e Kuvendit.
Artan Murati nga KDI ka theksuar se më shumë se një vit nga konstituimi i legjislaturës së gjashtë, Kuvendi nuk ka arritur të funksionojë në mënyrë adekuate dhe vazhdimisht është përballur me kriza të ndryshme.
“Me fillimin e sesionit vjeshtor të punës së Kuvendit është intensifikuar edhe bllokada e punës në Kuvend, duke paralizuar kështu jetën parlamentare. Nga të gjitha seancat e mbajtura këtë sesion, vetëm një ka arritur të përfundojë në ditën kur ka filluar”, ka thënë Murati.
Ai shtoi se mungesa e deputetëve nga shumica parlamentare është një nga problemet kryesore të kësaj legjislature.
“Nëse subjektet opozitare janë duke ushtruar të drejtën e tyre për bojkotim të Kuvendit, koalicioni qeverisës duhet të mobilizohet për të siguruar numrat e mjaftueshëm mbarëvajtjen e seancave plenare dhe komisioneve parlamentare”, ka shtuar ai.
Sa i përket rolit të opozitës, Murati ka nënvizuar se deri më tani, grupet parlamentare opozitare nuk kanë pasur një strategji të përbashkët, qoftë për bojkotim të punës së Kuvendit apo për zgjedhje të reja.
“Kjo qasje e pakoordinuar ka qenë joproduktive dhe nuk ka arritur të sjellë rezultatet e pritshme për opozitën. Ndonëse subjektet opozitare nuk e kanë obligim t’ua bëjnë numrat subjekteve në pushtet, megjithatë konstruktiviteti për të mirën e përgjithshme është më se i nevojshëm”, shtoi Murati.
Sipas Muratit opozita ka qenë shumë aktive gjatë sesionit pranveror me interpelanca dhe pyetje parlamentare mirëpo këto mekanizma sipas tij, nuk janë përdorur sa duhet në sesionin vjeshtor.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën