LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i FSHK-së shpallet jolegjitim, Evropiani në rrezik

Kuvendi i FSHK-së shpallet jolegjitim, Evropiani në rrezik

Në Federatën e Shahut të Kosovës (FSHK) premtojnë ngjarje të madhe nga 11 deri më 24 maj, kur në Gjakovë do të mbahet Kampionati Evropian i Shahut.

Por, ky kampionat mund të dështojë në rast se FSHK-ja nuk i përmbush obligimet ligjore kundrejt Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

FSHK-ja ende nuk e ka kompletuar dokumentacionin për të aplikuar për licencim në MKRS, meqë nuk ka mbajtur ende Kuvend dhe nuk ka dorëzuar në Departamentin e Sportit (DS) pranë MKRS-së, raportin e auditimit. Në të vërtetë FSHK-ja ka mbajtur dy kuvende, por nga DS-ja janë shpallur jolegjitime, shkruan Koha Ditore.


Në të parin, të mbajtur para pak javësh, nuk ka pasur kuorum, kurse në të dytin nuk janë ftuar zyrtarët e MKRS-së për monitorim, që është obligim.