LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi duhet të konstituohet deri më 8 gusht

Kuvendi duhet të konstituohet deri më 8 gusht

Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, është hapur rruga për formimin e institucioneve – konstituimit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së re.

KQZ certifikon rezultatet (Foto)
Lexo po ashtu KQZ certifikon rezultatet (Foto)

Në bazë të Kushtetutës së Kosovës, nenit 66, pikës 1, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, që mbahet brenda tridhjetë ditësh nga dita e shpalljes zyrtare të rezultateve të zgjedhjeve. Kjo i bie se Kuvendi duhet të konstituohet deri më 8 gusht.


Pas konstituimit të Kuvendit, në bazë të nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës, pikës 1, presidenti i Republikës së Kosovës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme në Kuvend për të formuar Qeverinë. Sipas kësaj pike, mandatari për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, do të tentojë që herën e parë ta formojë qeverinë në bazë të votave të fituara në zgjedhje.

Kandidatët më të votuar më 11 qershor
Lexo po ashtu Kandidatët më të votuar më 11 qershor

Pika 2 e po të njëjtit nen thotë se kandidati për kryeministër, jo më vonë se pesëmbëdhjetë ditë pas emërimit, paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të Kosovës dhe kërkon miratimin nga ana e Kuvendit. Sipas pikës 3 të nenit 95, Qeveria konsiderohet e zgjedhur nëse merr shumicën e votave të deputetëve. Ndërsa, pika 4 e nenit 95 thotë se nëse përbërja e propozuar e Qeverisë nuk merr shumicën e votave të nevojshme, presidenti i Republikës së Kosovës, brenda dhjetë ditësh emëron kandidatin tjetër sipas së njëjtës procedurë.

Zyrtarizohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës
Lexo po ashtu Zyrtarizohet përbërja e re e Kuvendit të Kosovës

“Nëse as herën e dytë nuk zgjidhet Qeveria, atëherë presidenti i Kosovës i shpall zgjedhjet të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet ditë nga dita e shpalljes së tyre”, thuhet në këtë pikë.

Seancën e parë konstituive të Kuvendit e udhëheq deputeti më i vjetër i zgjedhur dhe deputeti më i ri i zgjedhur. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori