LAJMI I FUNDIT:
Prishtina 4° cloudy

Kuvendarët e Lipjanit shpërfillin dëgjimet buxhetore për 2025/2027

Kuvendarët e Lipjanit shpërfillin dëgjimet buxhetore për 2025/2027

Kuvendarët në Lipjan prej disa vitesh po vazhdojnë t’i bojkotojnë dëgjimet buxhetore që organizohen nga komuna për Kornizën Afatmesme. Një shpërfillje e tillë ka ndodhur edhe gjatë muajit të fundit derisa komuna ka organizuar dëgjimet buxhetor për vitin 2025/2027 në të gjitha lokalitetet.

Përmes këtyre dëgjimeve, kuvendarët dhe qytetarët kanë pasur mundësinë t’i ngritin kërkesat e tyre për investime kapitale të cilat inkorporohen në listën e projekteve të ekzekutivit, por në disa raste këto mbledhje kanë dështuar shkaku i mospjesëmarrjes së kuvendarëve dhe qytetarëve shkruan Telergafi.

Por, organizata  “Asociacioni Rinor për të Drejtat e Njeriut “ e cila ka monitoruar të gjitha dëgjimet buxhetore në komunën e Lipjanit ka bërë me dije se kuvendarët e kanë për obligim të marrin pjesë në dëgjime buxhetore e sidomos në ato lokalitete ku ata jetojnë.


Bekim Krasniqi, drejtor në këtë organizatë ka thënë për Telegrafin se është shqetësuese se si kuvendarët në Lipjani nuk marrin pjesë në dëgjime buxhetor. Sipas tij në disa raste as qytetarët nuk po marrin pjesë në këto dëgjime, madje sipas tij, ditë më parë ka dështuar edhe dëgjimi buxhetor i qytetit të Lipjanit shkaku i mospjesëmarrjes së kuvendarëve dhe qytetarëve.

“Organizata jonë “Youth Association for Human Rights”, me trishtim dhe zemërim, dëshirojmë të ngritim zërin tonë kundër kuvendarëve që nuk po marrin pjesë në Dëgjimet Buxhetore për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2025/27 në Lipjan. Në një situatë ku vetëm shtatë kuvendar ishin të pranishëm nga një total prej 31 sosh, është e qartë se ky është një ofendim i qartë për qytetarët tanë. Kuvendarët janë përfaqësues të zgjedhur të qytetarëve tanë dhe detyra e tyre kryesore është të përfaqësojnë interesat e komunitetit tonë”, ka thënë Krasniqi.

Sipas Krasniqit, derisa kuvendarët janë të zgjedhur për të përfaqësuar nevojat dhe interesat e qytetarëve, ndërkohë ata nuk marrin pjesë në takimet më të rëndësishme për përcaktimin e projekteve kapitale në kornizën afatmesme buxhetore, atëherë reagimet e organizatës YAHR do të jetën në vazhdueshme.

“Nuk është e arsyeshme që në një kohë kur pagat e kuvendarëve janë të larta prej 600 deri në 700 euro në muaj, të shohim një pjesëmarrje të tillë të dobët në këto dëgjime. Qytetarët tanë kanë për të drejtë të kërkojnë llogari dhe përgjegjësi nga ata që janë zgjedhur për të udhëhequr. Ne kërkojmë transparencë, përgjegjësi dhe pjesëmarrje aktive në proceset vendimmarrëse lokale. Ky është momenti për kuvendarët tanë të tregojnë përkushtimin e tyre ndaj qytetarëve dhe të përfaqësojnë interesat tona në mënyrë të ndershme dhe të përgjegjshme”, ka thënë Krasniqi. Ai ka kërkuar nga qytetarët t’i bashkohen thirrjes, për ta përmirësuar pjesëmarrjen në dëgjimet buxhetore për të kërkuar llogaridhënie nga kuvendarët për mospjesëmarrje në dëgjimet buxhetore.

Telegrafi, ka kontaktuar edhe me banorë të lokaliteteve të ndryshme lidhur me këto dëgjime buxhetore. Lulëzim Zejnullahu, banor nga Lipjani, ka thënë se prej vitesh kuvendarët nuk i ka parë duke marrë pjesë në dëgjime buxhetore, madje shpeshherë kuvendarët nuk i ngritur as në Kuvend kërkesat e qytetarëve.

“Unë vij nga një lokalitet, por jetoj në qytet. E kam parë që hallet e banorëve nëpër lokalitete nuk përfaqësohen as në Kuvend nga asamblistët. Nëpër fshatra ka shumë nevojë për investime kapitale, për ndërtim të kanalizimeve, ujësjellësit e shumë investime të tjera, por ato nuk ngritën në Kuvend nga asamblistët. Pra, ata nuk i kemi parë duke marrë pjesë as në këto dëgjime buxhetore, prandaj edhe kjo është shqetësuese sepse kur të vjen koha e zgjedhjeve të gjithë na vizitojnë dhe e kërkojnë votën, por rezultatet e tyre janë zero”, ka bërë me dije Zejnullahu./Telegrafi/.

Në trend

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria, mësohet skuadra që pritet ta drejtojë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori