LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja ndërpret procedurën e shqyrtimit të kërkesës së VV-së për vizitën e Hashim Thaçit në shtëpinë e Haxhi Shalës

Kushtetuesja ndërpret procedurën e shqyrtimit të kërkesës së VV-së për vizitën e Hashim Thaçit në shtëpinë e Haxhi Shalës

Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë shqyrtimin e kërkesës së Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e veprimeve të Presidentit Hashim Thaçi në rastin e “nxitjes” së deputetit Haxh Shala për votimin e Qeverisë Hoti në qershor të vitit 2020.

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se në seancën e mbajtur më 10.02.2021 ky organ ka shqyrtuar kërkesën e parashtrueses Fitore Pacolli dhe 29 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës  dhe ka propozuar që të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve.

“Objekt i çështjes së kërkesës ishte vlerësimi i kushtetutshmërisë së, “vizitës së Presidentit të Republikës së Kosovës më 3 qershor 2020 në shtëpinë/banesën private të deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës“. Në kërkesën e tyre, parashtruesit pretendonin që duke përdorur mekanizma jokushtetues, Presidenti ka kryer shkelje serioze të Kushtetutës, në veçanti të nenit 83 [Statusi i Presidentit], të nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 14, të nenit 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] në lidhje me paragrafin 3, të nenit 7 [Vlerat], të nenit 65 [Kompetenca e Kuvendit], paragrafi 8, dhe të nenit 16 [Epërsia e Kushtetutës] të Kushtetutës së Republikës. Parashtruesit gjithashtu kërkuan që Gjykata të mbajë një seancë dëgjimore publike përkitazi me këtë rast”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton Telegrafi.


Më tej në vendim thuhet se “Kërkesa bazohej në paragrafin 6 të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara], të Kushtetutës, në nenet 22 [Procedimi i kërkesës], 44 [Saktësimi i kërkesës] dhe 45 [Afatet] të Ligjit nr. 03/L-121 për Gjykatën Kushtetuese, dhe në rregullat 32  [Parashtrimi i kërkesave dhe përgjigjeve] dhe 75 [Kërkesa në pajtim me nenin 113.6 të Kushtetutës dhe me nenet 44 dhe 45 të Ligjit] të Rregullores së punës së Gjykatës Kushtetuese”.

“Kolegji shqyrtues propozoi që, në pajtim me paragrafin 6 të nenit 113 të Kushtetutës, me nenet 44 dhe 45 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me rregullat 59 dhe 75.5 të Rregullores së punës, të ndërpritet procedura e shqyrtimit të kërkesës së parashtruesve”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi: Nxiti dhe bindi Haxhi Shalën për të votuar Qeverinë Hoti
Lexo po ashtu Vetëvendosje e dërgon në Kushtetuese presidentin Thaçi: Nxiti dhe bindi Haxhi Shalën për të votuar Qeverinë Hoti

Lëvizja Vetëvendosje më 01.07.2020 e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën për vlerësimin e veprimeve antikushtetuese të Presidentit për siç thuhet në rastin e nxitjes, bindjes dhe detyrimit të deputetit Haxhi Shala për të ndryshuar qëndrimin për votën ndaj Qeverisë Hoti.

Në njoftim e VV-së thuhej se jashtë autorizimeve e në cenim të rëndë të vlerave, parimeve kushtetuese e demokratike, të ndarjes së pushteteve e ndërhyrje në kompetencat e Kuvendit, Presidenti ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori