Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka nxjerr vendim këtë të premte, përmes së cilit ka konstatuar se vendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë, asaj të Apelit dhe Gjykatës Supreme për padinë e ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati kundër dekretit për shkarkim nga presidentja Vjosa Osmani janë në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovën.
Kushtetuesja ka konstatuar se aktgjykimi i Supremes i datës 21 shtator 2021, aktvendimi i Apelit i datës 13 korrik 2021 dhe aktvendimi i Themelores i datës 1 qershor 2021, nuk janë në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Në maj të vitit 2021, Kastrati bashkë me disa ambasadorë të tjerë ishin liruar nga detyra nëpërmjet një dekreti të presidentes së Kosovës. Kundër dekretit të presidentes, Kastrati kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Kjo e fundit e kishte hedhur poshtë padinë si të palejuar, ndër tjerash, me arsyetimin se sipas dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative, një dekret i Presidentes nuk mund të jetë objekt vlerësimi në procedurën e konfliktit administrativ, por i njëjti mund t’i nënshtrohet vetëm procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Themelore ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.
Kastrati para Gjykatës Kushtetuese pretendoi se, duke mos vlerësuar ligjshmërinë e dekretit të kontestuar, gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara. Kjo sepse, mes tjerash, atij i ishte mohuar e drejta për të përdorur mjetet juridike efektive në gjykatat e rregullta për të mbrojtur të drejtat e tij subjektive.
“Në adresimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht vlerësoi se thelbi i pretendimeve të parashtruesit të kërkesës ndërlidhej me të drejtën për “qasje në drejtësi”, si pjesë përbërëse e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë kontekst, Gjykata fillimisht shtjelloi (i) parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me parimin e “qasjes në drejtësi”; (ii) juridiksionin e gjyqësorit rregullt dhe të saj, në trajtimin e akteve konkrete individuale në kuptim të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, me ç’rast, ndër tjerash, theksoi se ekziston një pozicion i qartë sa i përket funksioneve të gjyqësorit të rregullt dhe atij kushtetues, duke rikujtuar se i pari kujdeset për ruajtjen e supremacisë juridike të ligjit, përkatësisht të përputhshmërisë së akteve nënligjore me ligjin, ndërsa i dyti, përkatësisht Gjykata Kushtetuese, kujdeset për ruajtjen e supremacisë juridike të Kushtetutës nëpërmjet kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve tjera me Kushtetutën; dhe (iii) natyrën/karakterin e akteve juridike, me theks të posaçëm të dekreteve presidenciale me karakter individual përmes të cilëve mund të afektohen të drejtat dhe liritë e individëve të caktuar, rrethana këto në të cilat, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin e aplikueshëm por edhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe atë të shumicës së shteteve anëtarë të Forumit të Komisionit të Venecias, palët e afektuara kanë të drejtë të përdorin mjetet juridike në gjykatat e rregullta, përveç kur një mundësi e tillë kufizohet specifikisht me ligj dhe një kufizim i tillë është i justifikueshëm”, thuhet në vendimin e Kushtetueses.
Gjykata, duke aplikuar këto parime në rrethanat e rastit konkret, konstatoi se dekreti i kontestuar i Presidentes për lirimin nga pozita të Kastratit, ngërthente të “drejta civile” të tij dhe “kontest” apo “mosmarrëveshje” në kuptim të së drejtës për gjykimit të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
“Dhe për pasojë, dhe edhe duke u bazuar në dispozitat Kushtetuese dhe legjislacionin e aplikueshëm, i takon grupit të dekreteve të karakterit individual të cilat mund të kontestohen në gjykatat e rregullta. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se hedhja poshtë e padisë së parashtruesit të kërkesës si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi” në cenim të të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri